Lidhje

20 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist, budizimi po përjeton një rilindje masive në Rusi


20 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist, budizimi po përjeton një rilindje masive në Rusi
20 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist, budizimi po përjeton një rilindje masive në Rusi

Për katër gjenerata me radhë, sovjetikët zhvilluan luftë ndaj budizimit, duke u vënë pasuesve të këtij besimi nofkën “spiunë japonezë”. Tani, 20 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist, budizimi po përjeton një rilindje masive në disa rajone historike. Në vazhdim ju njohim me një komunitet budist në Ulan Ude, një qytet rus i Azisë Qendrore.

Daullet, dragojtë, këmbanat dhe mërmërimat monotone...të gjitha të kujtojnë Azinë. Por gjuha e murgjve këtu pranë brigjeve të Liqenit Bajkall është rusishtja.

Ulgutuev Yondon jep mësim lëndën e filozofisë në manastirin më të madh budist të Rusisë, Ivolginsky Datsan. Ai thotë se kur ishte duke studjuar për budizmin në Indi, njerëzit nuk e besonin se ai ishte rus.

"Në Indi, njerëzit më pyesnin “Nga je” dhe unë i thoja “Nga Rusia”. Ata nuk më besonin dhe thonin”Si mund të jesh nga Rusia? Nuk dukesh si rus” Dhe unë u thoja: “Po, rus jam!”.

Yondon, 25 vjeç, është mes një numri të madh rusësh, mbi 1 milionë vetë, që pas periudhës sovjetike, janë duke përqafuar besimin budist të paraardhësve të tyre.

Rusia cariste bashkëjetoi me besimin budist tibetian të popujve mongolë, nga Azia Qendrore të cilët i pushtoi . Por sovjetikët zhvilluan luftë ndaj budizimit. Ata shtypën me buldozerë tempuj dhe manastiret. Përdorën dorëshkrimet e lashta si letër për të dredhur duhanin. Vranë qindra priftërinj dhe i dërguan të tjerët në gulag, kampet famëkeqe të punës të periudhës sovjetike.

Nuni budist Tenzin Choidrin flet për shkatërrimin nga komunistët të kulturës budiste dhe civilizimit.

"Si rezultat i shtypjes komuniste, thuajse i gjithë sistemi budist u shkatërrua. Këndvështrimi budist i botës, baza e mënyrës tradicinale të jetesës u shkatërrua, sistemi tradicional i vlerave po ashtu u shkatërrua".

Sovjetikët u munduan ta varrosnin budizimin. Por ata dështuan ta çrrënjosin besimin nga qendrat e tyre historike, republikat e Kalmikisë, Tuvas dhe Biriatisë.

"Pas një dekade shtypjeje gjatë periudhës sovjetike, budizimi po përjeton një rigjallërim masiv në rajonet ruse të Azisë Qendrore. Në Birjatia, janë ndërtuar qindra tempuj, ku shkojnë për t’u lutur mbi 1 milion njerëz, sipas traditës dhe besimit të paraardhësve të tyre".

Megjithëse një numër më i madh rusësh janë tani budistë krahasuar me ata para revolucionit, Kremlini e hedh poshtë kërkesën e tyre kryesore. Ata duan që udhëheqësi i tyre shpirtëror, Dalai Lama, të vijë në Rusi për bekimin e tempujve dhe manastireve të reja, por Moska nuk ka pranuar t’i japë vizë ruse Dalai Lamës që nga viti 2004, kur ai e vizitoi për here të fundit Rusinë.

"Vizita e Dalai Lamës do të jetë tepër e çmuar për rilindjen e budizmit në Rusi. Do të jetë ashtu sikurse uji, tepër i nevojshëm në kushtet e thatësirës".

Ajo thotë se tani që Dalai Lama i ka dhënë fund rolit të tij politik si udhëheqës i të mërguarve nga Tibeti, Rusia duhet t’i jape atij vizë, si udhëheqësi i më tepër se 1 milion budistëve rusë. Por Kina është tani partneri më i madh dhe i vetëm tregtar i Rusisë. Zyrtarët kinezë kanë paralajmëruar se Kremlini duhet të bëjë një zgjedhje të qartë: mes 1,3 milionë pasuesve të Dalai Lamës dhe 1,3 miliardë kinezëve.

Presidenti i Burujatisë, Viaçeslav Nagovitsin, u caktua në këtë post nga Kremlini. Në një konferencë shtypi, ai tha se viza për Dalai Lamën është një pikëpyetje për Moskën. Por ai tha se qeveria e tij punon bashkëpunon ngushtë me organizata budiste, në luftën kundër përdorimit të drogës, alkoolizimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve.

Kjo është Irina. Ajo thotë se erdhi në tempullin pranë shtëpisë së saj për t’u lutur për fëmijën që ende nuk e ka lindur.

"Unë shkoj te tempull për t’u lutur, që muajt e shtatzanisë të më shkojnë mirë, po ashtu edhe lindja e fëmijës".

Duke parë numrin e madh të grave shtatëzënë që vijnë në tempull për ritualet e zakonshme budiste dhe për të marrë bekimin, duket se këtu, në pjesën aziatike të Rusisë, budizimi është duke lulëzuar.

XS
SM
MD
LG