Lidhje

EULEX dënon fuqishëm sulmin pranë Zubin Potokut


EULEX dënon fuqishëm sulmin pranë Zubin Potokut
EULEX dënon fuqishëm sulmin pranë Zubin Potokut

EULEX-i dënon fuqishëm një sulm në vijën kufitare afër Zubin Potokut në veri të Kosovës. Pak pas mesnate, një makinë e EULEX-it është qëlluar me armë dhe ka pësuar dëme. Po ashtu, një objekt i Policisë së Kosovës ka pësuar dëme të vogla nga një mjet shpërthyes. Nuk ka njoftime për të plagosur.

EULEX-i u shpreh se akte të tilla kriminale nuk u shërbejnë interesave të komuniteteve të Kosovës e as interesave të Kosovës apo interesave të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në aspiratat e tyre drejt integrimeve të mëtejshme në Evropë. Njoftohet se kanë filluar hetimet, të cilat po zhvillohen bashkarisht nga policia e Kosovës dhe policia e EULEX-it.

XS
SM
MD
LG