Lidhje

Presidenti Obama dhuron shumën e Çmimit Nobel

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama dhuron shumën e Çmimit Nobel

Presidenti Obama dhuron shumën e Çmimit Nobel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ua ka ndarë shumën prej 1.4 milion dollarësh, të marë nga çmimi Nobel vitin e kaluar, 10 organizatave bamirëse.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë këtë jave, Presidenti përmendi 10 organizatat, shumë prej tyre grupe që merren me arsimin.

Zoti Obama tha se organizatat bëjnë punë të jashtëzakonshme me studentët, veteranët dhe me shumë komunitete të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit.

Presidenti i caktoi shumën më e madhe prej 250000 dollarësh, për Fisher House, një organizatë jo-fitimprurëse që ofron strehim për familjet e pacientëve që janë të shtruar në qendrat ushtarake dhe mjekësore të veteranëve.

Një shumë prej 200000 dollarësh do të shkojë në fondacionin Klinton-Bush për Haitin, i cili është krijuar për përpjekjet afatgjata për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues që e goditi atë.

XS
SM
MD
LG