Lidhje

Pakistan: Sulm tjetër vetëvrasës, 13 të vrarë e 53 të plagosur në luginën Svat


Në Pakistan, një komandant ushtarak rajonal tha se një autor sulmi vetëvrasës shkaktoi të paktën 13 të vrarë dhe 53 të plagosur në luginën veriperëndimore Svat. Incidenti është sulmi i tretë vdekjeprurës në Pakistan këtë javë.

Policia pakistaneze tha se autori i sulmit hodhi sot veten në erë në një postbllok sigurie në qytetin Saidu Sharif.
Ky sulm pason një sërë sulmesh të bashkërenduara vetëvrasëse dje në mëngjes në qytetin Lahore në lindje të vendit, ku gejtën vdekjen të paktën 55 veta.

Një zyrtar policie u tha gazetarëve se dy autorë sulmesh vepruan brënda disa sekondash. Dëshmitarët thanë se objektiv i sulmeve ishte një autokolonë ushtarake që po kalonte nëpërnjë zonë plot njerëz dhe trafik. Të paktën 10 prej të vdekurve ishin ushtarë.

Pesë shpërthime të tjera u njoftuan në mbarë Lahoren pas dy sulmeve të para thuajse të njëkohshme. Shpërthimet që pasuan shkaktuan panik, por jo viktima.

Autoritetet dyshojnë se ekstremistë të lidhur me al-Kaidën fshihen pas këtyre shpërthimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i dënuan sulmet e djeshme. Me anë të një deklarate, Sekretarja Klinton përshëndeti luftën e Pakistanit kundër ekstremizmit.

XS
SM
MD
LG