Lidhje

Demonstrata antiqeveritare në Tajlandë për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Vejajhiva

  • Zëri Amerikës

Dhjetëra mijëra protestues anti-qeveritarë janë mbledhur në kryeqytetin e Tailandës për demonstrata, synimi i të cilave është rrëzimi i qeverisë së Kryeministrit Abhisit Vejjajhiva.

Protesestuesit dolën në rrugë sot në rrugë dhe thonë se do ta vazhdojnë demonstrimin e tyre paqësor në Bankok për disa ditë.

Të veshur me bluza të kuqe, demonstruesit kanë mbërritur në qytetet gjatë disa ditëve të fundit, duke valvitur flamuj dhe duke shprehur me zë të lartë kërkesat e tyre.

Shumë prej tyre janë përkrahës të ish kryeministrit, Thaksin Shinawatra, i cili u largua nga pushteti me një grusht ushtarak shteti në vitin 2006.

Zoti Thaksin jeton aktualisht në Dubai, por është ende popullor mes shtresave të varfëra të popullsisë dhe banorëve të zonave të thella të Tajlandës. Përkrahësit e tij kanë kërkuar prej kohësh mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me shpresën që ai të kthehet në pushtet. Ata kanë caktuar ditën e nesërme si afat për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryeministri Abhisit tha sot se nuk ka arsye të japë dorëheqjen ose të shpërndajë parlamentin. Ai tha gjithashtu se qeveria nuk ka në plan të ushtrojë forcën ndaj protestuesve.

50 mijë forca të sigurimit janë mobiliuar në Bankok për të ruajtur rendin dhe qetësinë në qytet.

XS
SM
MD
LG