Lidhje

Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

  • Ilir Ikonomi

Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

Personat që përpiqen të bien nga pesha nuk hanë mëngjes, por kështu ata krijojnë një efekt të kundërt në organizëm.

Personat që përpiqen të bien nga pesha shpesh nuk hanë mëngjes, por një studim i ri tregon se duke vepruar kështu, ata krijojnë një efekt të kundërt në organizëm. Gjatë një takimi të shoqatës mbi Endokrinën në Uashington, një grup shkencëtarësh nga Kolegji Mbretëror i Londrës paraqitën rezultatet e një studimi ku thuhet se kur njeriu nuk ha mëngjes truri i tij favorizon më shumë ushqimet me nivele të larta yndyrnash dhe dhjamë.

Studimi është një paralajmërim për ata që mbajnë dietë. Në studim theksohet se duke shmangur mëngjesin, njerëzit bëjnë që truri të krijojë preferencë për ushqime me kalori të larta, dhe e kundërta ndodh kur njerëzit hanë mëngjes.

Studime të mëparëshme ka kohë që kanë treguar se personat që nuk hanë mëngjes, për t'a kompensuar këtë marrin më shumë kalori gjatë ditës. Tani shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen përse ndodh kjo.

Një grup ekspertësh në Britani, mori në shqyrtim 20 persona të shëndetshëm e me peshë normale dhe i ndau në dy grupe. Pjestarët e njërit grup hanin mëngjes, ndërsa atë të grupit tjetër, jo.Në të dyja rastet, këta persona iu nështruan skanimit të trurit, ndërsa përpara u viheshin pamje e fotografi ushqimesh me kalori të ulta si mish pule, peshk ose perime, ndërkohë që në fotograti të tjera tregoheshin pamje ushqimesh me kalori të lartë si çokollata, pica dhe ëmbëlsira. Kjo ndodhte ndërsa truri i secilit skanohej.

Rezultatet zbuluan se zonat e trurit të quajtura Qendra Shpërblyese reaguan më shumë ndaj ushqimeve me kalori të lartë tek personat që kishin shmangur mëngjesin. Këta persona gjithashtu ndeheshin më tundues ndaj këtyre ushqimeve.

Ekspertët arritën në përfundimin se shmangja e mëngjesit nuk është mënyrë e efektshme për të rënë nga pesha, sepse truri dhe trupi nxiten më shumë për të marrë e kaloritë e humbura.

XS
SM
MD
LG