Lidhje

Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave.

  • Astrit Lulushi

Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave.

Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave.

Shkencëtarët thonë se ushtrime fizike stimulojnë trupin dhe trurin, së bashku. Truri përgjigjet duke aktivizuar neuro-transmetuesit dhe ato që quhen faktorët e rritjes së trurit. Doktor John Ratey pranë shkollës mjekësore të Harvardit thotë se kjo është mënyra që njeriu merr njohuri, sepse kur qelizat në tru ndryshojnë, ato rriten, dhe ushtrimet fizike e stimulojnë trurin për t'a bërë këtë

Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave.

Në një raport të lëshur këto ditë, ekspertë federalë të shëndetësisë thonë se veprimtaria fizike ndikon në strukturën e trurit tek fëmijët e shkollave.

Në shkollën e mesme në Naperville, në perëndim të Çikagos, fëmijët që kanë vështirësi në matematikë dhe lexim, fillimisht shkojnë në palestër. Qëllimi është për të nxitur veprimtarinë në trurin e tyre.

Edukimi fizik mund të zhvillohet kudo, në palestër e në klasë. Shkencëtarët thonë se kjo shkollë në Naperville duket se ka zbuluar diçka.

Në Universitetin e Illinoit, kërkimet e Dr Charles Hillman tregojnë se pas një 30 minuta ushtrimesh fizike, aftësia e nxënësve për të zgjidhur një problem matematike rritet 10 përqind.

Dr Hillman, thotë se të dhënat tregojnë se edukata fizike shton vemendjen e nxënësve në mësime dhe shpejton procesin e marrjes dhe përpunimit të informacionit në tru.

Në Naperville, programi ka hyrë në vitin e pestë. Nxënësit pjesmarrës në këtë program mund të lexojnë në të njëjtën shkallë cilësie me atë të nxënësve të viteve më të larta. Edhe notat në lëndën e matematikës tek këta nxënës janë përmirësuar më shumë se 20 përqind.

Shkencëtarët thonë se ushtrime fizike stimulojnë trupin dhe trurin, së bashku. Truri përgjigjet duke aktivizuar neuro-transmetuesit dhe ato që quhen faktorët e rritjes së trurit. Doktor John Ratey pranë shkollës mjekësore të Harvardit thotë se kjo është mënyra që njeriu merr njohuri, sepse kur qelizat në tru ndryshojnë, ato rriten, dhe ushtrimet fizike e stimulojnë trurin për t'a bërë këtë.

Kjo nxënëse në Naperville, më parë merrte nota të dobta, ndërsa tani është e para e klasës. Fizkultura ndihmon, thotë ajo. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, është pranuar si urtësi, por megjithatë, trupi dhe truri vazhdojnë të mësohen veç e veç. Në këtë shkollë të mesme në Napervillë të shtetit Illinoi, nxënësit dhe mësuesit po zbulojnë se trutë dhe muskujt janë të lidhur më shumë sesa mendohej.


A është puna jashtë orarit keq për shëndetin tuaj?

Nëse disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të jetë keq për shëndetin.

Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit, janë 60 përqind më në rrezik për t'u prekur nga probleme në zemër.

Për të gjejtur lidhjen midis punës jashtë orarit dhe sëmundjeve në zemër, shkencëtarët britanikë morrën në studim mbi 10 mijë nëpunës të shërbimit civil në Londër. Gjatë vëzhgimeve, ata zbuluan se njerëzit që duan të punojnë shumë jashtë orarit hyjnë në grupin e personalitetit të tipit A. Ata janë të prirur për të qenë agresivë, konkurues, të tensionuar dhe në përgjithësi konfrontues ndaj kolegëve të tyre. Këto acarime janë disa faktorë për shqetësime në zemër. Ekspertët thonë se faktorë të tjerë rreziku për probleme në zemër janë edhe duhani, mbipesha dhe kolesterina e lartë, prandaj studime të tjera nevojiten për të përcaktuar përfundimisht lidhjet midis punës jashtë orarit dhe shëndetit të zemrës. Gjatë studimit, gjithashtu u vu re se personat që punonin vetëm një ose dy orë jashtë orarit, nuk treguan ndonjë shtim të rrezikut për probleme në zemër.


Kafeina në vendin e punës

Kafe, çaj, ose ndonjë formë tjetër kafeine mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë zgjuar njerëzit që punojnë natën. Një studim i ri tregon se kafeina ndihmon ata që punojnë natën edhe me rritjen e kujtesës, vëmendjes, perceptimit dhe arsyetimit. Shkencëtarët thonë se kafeina është edhe më efektive sesa një sy gjumë apo dremitja për shmangien e gabimeve gjatë punës.

Ndonjëherë shumë njerëz e kanë të vështirë të qëndrojnë zgjuar, qoftë edhe gjatë ditës në punë. Dhe akoma më e vështirë është për ata që punojnë natën. Megjithatë, studim i ri nga grupi Cochrane tregon se kafeina jo vetëm që mban punëtorë të tillë zgjuar por i ndihmon ata të punojnë më mirë e të bëjnë më pak gabime gjatë punës.

Shkencëtarët shqyrtuan rezultatet e 13 studime të ndryshme të cilat tregojnë se tek më shumë se 15 përqind e punëtorëve në vendet më të industrializuara, puna me orar jo të rregullt mund të prishi orën bilogjike të një personi duke shkaktuar pagjumësi kronike, lëndime në punë, e aksidente me makinë gjatë rrugës për në punë ose kthim nga puna.

Provat treguan se tek punëtorët që shtuan marrjen e kafeinës nëpërmjet pijeve të ndryshme si kafe e çaj, u vu re një përmirësim i kujtesës dhe shtim në vëmendje, perceptimin, dhe aftësi arsyetimi.

Pjesmarrësit në studim ishin të moshës 20 - 30 vjeçare. Autorët e studimit thonë se kërkime të tjera janë të nevojëshme për të përcaktuar se një rritje në konsumin e kafeinës mund të afektojë edhe punonjësit më të moshuar.



Sheqernat artificialë, faktorë sëmundjesh


Shumë amerikanë janë në luftë me sheqerin, veçanërisht me sheqernat që u hidhen pijeve dhe artikujve ushqimorë gjatë procesit të prodhimit. Këto substanca mund të ndihmojnë që ushqimet të shijojnë më mirë por kanë shumë pak ose aspak vlera ushqyese. Një studim i ri tregon se ngrënia në sasi të mëdha të këtyre sheqernave artificialë mund të ndryshojë nivelet lipideve në gjak dhe si rrjedhim shtojnë faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës.

Dy shkencëtare, Jean Welsh dhe Miriam Vos të universitetit Emory, morrën në shqyrtim të dhënat mbi nivelin e lipideve në gjak të më shumë se 6 mijë pacientëve, burra e gra. Gjatë studimit që zgjati nga viti 1999 deri më 2006, pjesmarrësit u ndanë në 5 grupe, sipas sasisë së sheqernave artificialë që merrnin çdo ditë nëpërmjet ushqimeve ose pijeve të ndryshme.

Mjekja Welsh thotë se në grupin me konsumimim më të lartë sheqeri, çdo pjesmarrës merrte një sasi sheqeri të barabartë me 46 lugë çaji sheqer në ditë, ndërsa në grupin me konsumim më të ulët, një person merrte 1 lugë çaji sheqer.

Mjekja Miriam Vos, thotë se personat që konsumonin më shumë sheqer kishin më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundje kardio-vaskulare.

Studimi tregoi se rritja e sasisë së sheqerit të shtuar, rriste trigyceridet dhe pakësonte 20 përqind HDL-në ose koleserinën e mirë e cila mbron organizmin ndaj sëmundjeve kardio vaskulare.

Studimi rekomandon pakësimin e konsumimit të sheqernave artificiale në ushqime, duke lexuar me vemendje etiketat e vendosura në anën e jashtme të paketimit. Stdudimi i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë nuk morri në shqyrtim rolin e sheqernave natyralë që gjenden në fruta.

XS
SM
MD
LG