Lidhje

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

  • Astrit Lulushi

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

Ekspertët thonë se është hera e parë që kanceri luftohet me një ilaç i cili përdor sistemin imunitar të pacientit

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave miratoi kohët e fundit një vaksinë kundër kancerit të prostatës, që mund të përdoret edhe kundër llojeve të tjera të sëmundjeve kanceroze.

Ekspertët thonë se është hera e parë që kanceri luftohet me një ilaç i cili përdor sistemin imunitar të pacientit. Ilaçi do të përdoret për pacientë me kancer në prostat në shkallë të avancuar, por ekzistojnë edhe shpresa se ilaçi i ri mund të ndihmojë edhe kundër llojeve të tjera kanceresh.

Ilaçi i ri vepron në këtë mënyrë: mjekët marrin një sasi qelizazh të bardha gjaku nga pacienti, dhe i dërgojnë në laborator ku atje përzihen me dy proteina kyçe. Një proteinë vepron për të nxitur qelizat, ndërsa proteina tjetër merret nga kanceri i prostatës. Pas pak ditësh, kjo përzierje qelizash të bardha injektohen në trupin e pacientit. Në institutin Dana Farber doktor Filip Kantof thotë se kjo lloj terapie kur mjekët përdorin sistemin imunitar të vetë pacientit, nuk është kryer kurrë më parë.

Provat klinike kanë treguar se kjo terapi i ka ndihmuar pacientët me kancer të avancuar në prostat të jetojnë mesatarisht 4 muaj më gjatë, ndërsa disa pacientë kanë arritur të jetojnë disa vite më gjatë sesa pacientët që nuk i janë nënshtruar kësaj terapie. Shkencëtarët besojnë se një kombinim i terapisë vaksinë me kimoterapi mund t'i ndihmojë këta pacientë të jetojnë edhe më gjatë. Terapia me këtë ilaç të ri është shumë e shtrenjtë, rreth 50 mijë dollarë.



Operacion për riformimin e kafkës

Një foshnje 5-muajshe, që vuan nga një sëmundje e rrallë, duket sikur ka lindur përsëri, falë një ndërhyrjeje kirugjike të mjekëve në spitalin Peyton Manning në Indianapolis.

Vajza 5-muajshe Kaydence Theriault po e merr veten nga një operacion që familja e saj dhe mjekët shpresojnë se do t'i ndryshojë jetën.

Gjatë një operacioni të vështirë, një ekip mjekësh copëtoi kafkën saj dhe e bashkoi përsëri duke i dhënë formën e duhur.

Kaydence kishte lindur me një çrregullim gjenetik të quajtur sindroma Crouzon e cila shkakton mbylljen e parakohëshme të kafkës gjatë formimit të foshnjes në fetusin e nënës. Një mbyllje e tillë e parakohëshme pengon rritjen e trurit. Kjo e detyron masën e trurit që të gjejë zona të hapura duke shkaktuar deformime a shtrembërime të kokës. Ekipi i mjekëve përdori imazhe kompjuterike dhe modele, si dhe konsulta telemjekësore dhe bioinxhinjerinë për të ndihmuar Kaydencën 5 muajshe. Gjatë këtij operacioni kolektiv që zgjati 6 orë, mjekët arritën të riformojnë kafkën e kokës së foshnjes duke e çliruar atë nga presioni i trurit. Kaydenca është trinjake, motra Kaylin dhe vëllai Taylor, po 5 muajsh, vuajnë gjithashtu nga sindorma Krouzon, dhe janë planifikuar të operohen muajin e ardhshëm.

Jetëgjatësia

Sipas një studimi të ri, nëse prirjet aktuale të jetëgjatësisë të vazhdojnë, fëmijët e lindur sot ka shumë të ngjarë të jetojnë 100 vjeç. Dhe jo vetëm që brezat e ardhshëm do të jetojnë më gjatë - por edhe do të sëmurën më pak.

Studimi u krye nga ekspertë në Danimarkë. Ata morrën në shqyrtim mundësinë e jetëgjatësisë dhe cilësinë së jetës së brezave të ardhshëm.

Jetëgjatësia në vendet e pasura në shekullin e kaluar u rrit deri 30 vjet. Hulumtim i ri tregon se edhe nëse kushtet aktuale shëndetësore qëndrojnë të njëjta , 75 përqind e fëmijëve të lindur sot pritet të kenë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh.

Në qoftë se jetëgjatësia vazhdon të rritet me ritmet e tanishme, fëmija e lindur sot do të ketë 50% shans të bëhet 100 vjeç. Ky është një ndryshim i dukshëm nëse kihet parasysh se personat e lindur në vitin 1930 kishin 50% gjasa që të mbushnin 77 vjeç.

Ndërsa popullsia në rritje e moshuar mund të paraqesë ngarkesa të reja financiare, shkencëtarët thonë se sa më gjatë njerëzit jetojnë aq më të shëndetshëm janë. Prirjet tregojnë se të moshuarit e shëndetshëm zgjedhin të punojnë përtej moshës së pensionit dhe kjo pjesërisht lehtëson barrën financiare të programeve shoqërore e të pensioneve.

XS
SM
MD
LG