Lidhje

Ushtrimet fizike lehtësojnë dhimbjet nga pezmatimi i kyçeve

  • Astrit Lulushi

Ushtrimet fizike lehtësojnë dhimbjet nga pezmatimi i kyçeve

Ushtrimet fizike lehtësojnë dhimbjet nga pezmatimi i kyçeve

Artriti në gju është forma më e zakonshme e pezmatimit të kyçeve. Një studim tregon se vetëm me një ndryshim të vogël të stilit të jetesës, njerëz me artrit mund të lehtësojnë dhimbjet e tyre brenda 6 muajve nga dita e diagnostikimit.

Sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve, më shumë se 4 milionë amerikanë të moshës mbi 60 kanë artrit gju. Në fakt, artriti në gju është përgjegjës për 50 përqind të rasteve të paaftësisë mes njerëzve të moshuar në Amerikën veriore.

Shkencëtarët në Kanada morrën në shqyrtim 190 gra që ishin diagnostikuar më parë me osteoarthrit apo artrit në gju. Rezultatet treguan se pas 6 muajsh, 80 përqind e pjesmarrësve në studim që kishin kryer ushtrime fizike, thanë se ndjenin më pak dhimbje dhe mund të lëviznin më lirshëm. 75 përqinde grave në studim që përdorën akupunturën ose fasho elastike për mbledhjen e gjurit thanë se ndjeheshin më mirë. Edhe 50 përqind e grave që morën barna kundër dhimbjeve, barna natyrale shtesë ose të dyja, gjithashtu u ndjenë më mirë.

Rrezet artificiale për ngjyrën e lëkurës, të dëmshme

Administrata Federale e Ushqimeve dhe Barnave thotë se qëndrimi për një kohë të gjatë në shtretër me rreze Ultravjollcë për ngjyrën e lëkurës është i dëmshëm për shëndetin. Qeveria federale tani po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave të larta ndaj salloneve që ofrojnë shërbime të tilla, në mënyrë që njerëzit t'a kufizojnë ose shmangin një praktikë të tillë duke ulur kështu edhe koston e kujdesit shëndetësor.

Më shumë se një milion amerikanë shkojnë çdo ditë në një sallon për të marrë ngjyrë lëkure nën dritat me rreze ultravjollcë si ato që ofron dielli.

Por duke filluar nga muaji korrik, personat që frekuentojnë sallone të tilla do të paguajnë një çmim 10 përqind më të lartë sesa tani. Me këtë masë, qeveria tërthorazi përpiqet t'i mbajë njerëzit sa më larg edhe nga klinikat mjekësore.

Disa studime tregojnë se shumica e rasteve të melanomës - formë vdekjeprurëse e kancerit në lëkurë - shkaktohet nga rrezatimi ultra-vjollcë. Ky lloj rrezatimi është më i përqëndruar veçanërisht në aparatet e shtretërve me rreze ku njerëzit shkojnë për të marrë ngjyrë lëkure të ngjashme me atë që gjatë verës përftohet nga rrezet e diellit.

Të dhënat tregojnë se çdo vit njoftohen 3.5 milionë raste të reja kanceri në lëkurë dhe 25 përqind e këtyre rasteve përfundojnë në vdekje.

Në rrezik më të madh janë gratë dhe vajzat e reja, të cilat përbëjnë 70 përqind të personave që frekuentojnë sallonet e rrezeve. Sipas studimeve, nëse gjasat e një personi për t'u prekur nga kanceri i lëkurës janë 0 përqind, kur ai/ajo frekuenton sallonet e rrezeve, gjasat për t'u prekur nga kanceri i lëkurës rriten 75 përqind.

Qëllimi i taksës është që njerëzit të shkurajohen për të shkuar në sallonet e rrezeve. Plani i reformës së kujdesit shëndetësor e parashikon këtë taksë, e cila do të ndikonte në uljen e kostos së kujdesit mjekësor, pasi njerëzit do të sëmureshin më pak dhe si rrjedhim do të shkonin më rrallë tek mjeku.

Planifikuesit thonë se më shumë se 2. 5 miliardë dollarë që parashikohet të mblidhen nga këto taksa gjatë dhjetë viteve të ardhëshme, do të përdoreshin për fushata ndërgjegjësimi ndaj rrezikut të rrezeve ultra vjollcë si ato artificiale edhe të diellit.


Klinika shërbimesh me pakicë

Klinikat e shërbimeve të vogla të pakta janë një dukuri e re në Shtetet e Bashkuara. Klinika të tilla mund të gjenden tani në supermarkete ose në qëndra shërbimesh të tjera. Një studim i ri i kryer nga korporata RAND tregon se numri i klinikave shëndetësore me pakicë është në rritje.

Klinika mjekësore me pakicë tani mund të gjendet në farmaci, dyqane ushqimore dhe në kioska brenda dyqaneve. Shërbimet ofrohen zakonisht nga ndihmës mjekë a infermjere të kualifikuar. Numri i klinikave të tilla po rritet dukshëm, duke nxitur edhe kritika ndaj cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Nga studim në rreth një mijë klinika shëndetësore me pakicë doli se, klinika të tilla frekuentohen nga rreth 33 përqind e popullsisë së qyteteve. Atje shkojnë kryesisht të rinj mbi 20 vjeç të cilët nuk kanë sigurime të rregullta shëndetësore. Në studim thuhet se këto klinika ofrojnë shërbime me kosto të ulët për vaksinime dhe trajtime shëndetësore për dhembje grykësh, bronkit e ftohje të lehta. Për shërbime të tilla, 1 në çdo 5 pacientë shkon tek mjeku në klinika të zakonëshme ose në qëndrat e ndihmës së shpejtë a në spitale. Studimi i është paraqitur një komisioni të Kongresit, por autorët thonë se nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar ndikimin e plotë të klinikave shëndetësore me pakicë.

XS
SM
MD
LG