Lidhje

Foshnjet dhe gjumi


Foshnjet dhe gjumi
Foshnjet dhe gjumi

Sipas një studimi të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, foshnjet e porsalindur mund të mësojnë ndërsa janë në gjumë.

Shkencëtarët përdorën një aparat për të regjistruar veprimtarinë elektrike të trurit të foshnjeve që flinin, dhe një kamera që filmonte çdo shprehje të fytyrës.

Tinguj muzike shpërndaheshin nga një manjetofon, ndërsa era e ventilatorit përplasej lehtë në fytyrën e çdo foshnjeje. Ndaj erës së ventilatorit, foshnjet që po flinin reaguan duke shtrënguar fort qepallat. Kjo u përsërit 9 herë dhe herën e 10, ventilatori ndaloi, dhe foshnjet në gjumë u lanë të dëgjonin vetëm muzikën. Pas përsëritjes së këtij eksperimenti për rreth 20 minuta, 24 prej 26 foshnjeve reaguan duke ndryshuar shprehjen e fytyrës në përgjigje të muzikës pa erën e ventilatorit. Sipas shkencëtarëve kjo provon se foshnjet e sapolindura mund të mësojnë nga stimulime të ndryshme nga jashtë ndërkohë që janë në gjumë. Sipas tyre, ky lloj të mësuari kontrollohet nga cerebellum, pjesë kryesore e trurit që është përgjegjëse për shumë shrregullime zhvillimi. Në të ardhmen, eksperimente të tilla mund të zbulojnë se foshnjet e sapolindura ka gjasa të kenë probleme zhvillimi nëse nuk reagojnë ose nuk mësojnë prej stimulimeve nga jashtë.


Dhimbjet, shkak rrëzimi për të moshuarit

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara tregon se dhimbja është faktor kryesor që i bën të moshuarit të rrëzohen. Këto të dhëna pasojnë ato të një studimi të mëparëshëm që zbuloi se rrëzimi është shkaku kryesor i lëndimeve për personat mbi 70 vjeç dhe shkak kryesor i vdekjes për personat mbi moshën 85 vjeç.

Studim i ri në Universitetin e Massachusetts u përqëndrua dhe dhimbjet kronike për të rriturit si dhe për të moshuar mbi moshën 70 vjeç. Suzanne Leveille që kryesoi studimin thotë se zbulimi më i rëndësishëm është se dhimbjet kronike u shoqëruan me një rritjen gjasave për t’u rrëzuar.

Lëndimet dhe plagët nga rrëzimi përbëjnë shkakun kryesor për paaftësitë fizike dhe rritjen e kostos së shëndetit mjekësor mes të rriturve dhe të moshuarve.
Sipas studimit, rastet më të shpeshta ndodhin mes të moshuarve që jetojnë në mënyrë të pavarur ose pa praninë e të afërmve.

Në qëndrën hebraike të rehabilitimit në Boston, këto dy të moshuara po bëjnë ushtrime për ruajtjen e ekuilibrit, shpesh shkaku kryesor i rrëzimit, pas rrëshqitjes.

Gjatë studimit u vu re se edhe sasia e dhimbjes është faktor rrëzimi. Ekspertja Susane Leville thotë se gjasat për rrëzim mes personave me dhimbje të mëdha ishin 50 përqind më të larta sesa tek personat me pak dhimbje.

Rrëzimet mes të moshuarve janë shkaku kryesor i shtrimit të tyre në spital. Ekspertja Leville thotë se me pak kujdes, shumë nga këto raste mund të parandalohen nëpërmjet përkujdesit për të moshuarit dhe njohjes së rrezikut nga vetë të moshuarit.

Steroidet dhe zemra

Keqpërdorimi i steroideve anabolikë është i paligjshëm, por një studim tregon se përdorimi i tyre është edhe më i rrezikshëm sesa mendohej më parë.

Studimi i kryer nga shoqata e sëmundjeve të zemrës, tregoi se përdorimi për shumë kohë i steroideve mund të dobësojë zemrën. Steroidet anabolike janë imitues të testosteronëve; hormon që krijon muskuj dhe nxit karakteristika mashkullore.

Studiuesit krahasuan një grup peshë-ngritësish që merrnin rreth 675 miligram steroide në javë për 9 vjet dhe një grup tjetër po peshë-ngritësish që nuk merrnin steroide. Shkencëtarët zbuluan se ana e majtë e zemrës tek personat që merrnin steroide ishte më e dobët dhe si rrjedhim pompimi i gjakut në të kryehej me vështirësi. Tek personat që nuk merrnin steroide, zemra punonte normalisht. Vështirësitë në pompimin e gjakut mund të bëhen shkak për probleme në zemër përfshi ndalimin e saj. Deri tani pasojat e steroideve në zemër nuk kanë qënë mjaft të qarta, kryesisht sepse steroidet filluan të përhapen në vitet 1980 dhe shumë përdorues nga ajo kohë tani kanë arritur në moshë kur problemet e zemrës bëhen më të dukëshme.

XS
SM
MD
LG