Lidhje

Steroidet dhe bllokimi kronik i mushkërive (COPD)

  • Astrit Lulushi

Steroidet dhe bllokimi kronik i mushkërive (COPD)

Steroidet dhe bllokimi kronik i mushkërive (COPD)

Sëmundja e bllokimit kronik të mushkërive, e njohur si COPD, është e rrezikshme, dhe zakonisht pasojë e pirjes së duhanit për shumë vite. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 200 milion njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulta ose të mesme. Sëmundja COPD është kronike, jo e shërueshme, por jeta e pacientëve mund të zgjatetet nëpërmjet trajtimit me steroidet. Një studim i ri tregon se një doze e ulët steroidesh të dhëna nga goja janë shpesh më të efektëshme sesa një dozë e madhe e dhënë në mënyrë intravenoze.

Sëmundja COPD bllokon qarkullimin e ajrit në pushkëri. Për këtë arsye, pacientët me këtë sëmundje udhëzohen të kryejnë ushrtime fizike, si dhe u mësohen teknika frymëmarrjeje për të ndihmuar mushkëritë e tyre, kur u bllokohet frymëmarrja.

Sëmundjeve shfaqet me enfizemë, bronkit kronik dhe astmatik. Simptoma të tjera janë kolla kronike dhe infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes.

Shkaku më i zakonshëm I COPD është pirja e duhanit për një kohë të gjatë ose vitet e shumta qëndrimi në mjedise ku pihet duhan. Minatorët dhe punëtorët në industri kimike gjithashtu janë të rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak të ekspozimit të tyre në pluhur, kimikatet dhe tymra të dëmshëm.

Shkencëtarët thonë se qëndrimi në kushte të tilla përfundimisht shkakton pengimin a ndërprerjen e shkëmbimit natyror të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në mushkëri dhe kur gjendja keqësohet, mjekët shpesh i trajtojnë pacientët me steroide.

Dr Peter Lindenauer i Universitetit Tufts dhe kolegët e tij shqyrtuan rastet e trajtimit të sëmundjes së bllokimit kronik të mushkërive në 400 spitale në vitet 2006 - 2007. Ata konstatuan se pacientët që ishin trajtuar me doza të ulta steroidesh nga goja qëndruan në spital më pak kohë.Tek ata u vu re edhe pakësimi i rrezikut nga efektet të tilla anësore si glaukoma, tensioni i lartë dhe edemë, ose ënjtje të këmbëve, në krahasim me pacientët që u trajtuan steroide intravenozë e me doza më të larta, të cilët qëndruan në spital shumë ditë më tepër dhe mundësia e prekjes nga pasoja anësore të steroideve ishte më e lartë. Studimi u botua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (JAMA).

XS
SM
MD
LG