Lidhje

Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër


Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër
Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër

Çrregullimet në zemër përbëjnë përbëjnë numrin më të madh të shkaqeve për shtrime në spital. Por një pajisje e re mund të ndikojë që ky numër të pakësohet.

Pajisja është mjaft e vogël, por mund të sjellë dobi për më se 1 milionë amerikanë që shtrohen çdo vit në spital për shkak të problemeve kardio-vaskulare. Doktor Uilliam Abraham i universitetit të shtetit Ohajo thotë se aparati i ri është provuar për afro 10 vjet në spitale dhe klinika dhe rezultatet janë mjaft pozitive.

Pajisja është një sensor i imët që implantohet nëpërmjet një tubi në arteret pulmonare të zemrës. Kjo procedurë zgjat vetëm 7 minuta. Një herë në ditë, pacienti e kalon këtë pllakë nëpër gjoks, si mënyrë skanimi, e cila regjistron të dhëna rreth presionit në zemër. Të dhënat e mbledhura dërgohen drejtpërdrejt me radio-valë në kompjuterin e mjekut. Nivelet e larta të presionit në zemër mund të jenë të rrezikëshme. Por me këtë pajisje, mjekët e marrin informacionin menjëherë dhe mund të modifikojnë ilaçet shpejt, para se të jetë nevoja për shtrim në spital.

Deri tani, matja e peshës së pacientit ka qënë një prej mënyrave të vemte për mbikqyrjen e pacientëve të tillë. Shtimi i peshës trupore është një simptomë e dështimit të zemrës; dështim zemre quhet gjendja që njeriu provon kur zemra nuk pompon gjak të mjaftueshëm. Ekspertët thonë se ndryshimi i përditshëm i peshës trupore e vështirëson parashikimin e rasteve të dështimit të zemërs. Sipas studimit, pacientët që përdorën pajisjen e re me ndjesorë, gjatë vitit të parë u shtruan në spital 38 përqind më pak sesa pacientët e tjerë që nuk e kishin këtë pajisje.


Trajtimi i stresit pas-traumatik

Sipas Administratës së Veteranëve, rreth 20 përqind e ushtarëve të kthyer nga luftërat në Irak dhe Afganistan vuajnë nga stresi pas-traumatik.

Një grup shkencëtarësh pranë qëndrës mjekësore ushtarake Walter Reed morri në shqyrtim dy ushtarë me stres post-traumatik; një që kishte shërbyer në Falluxha dhe tjetri në Luftën e parë të Gjirit Persik. Të dy ishin trajtuar me barna për më shumë se një vit. Por pa sukses. Barnat kishin shkaktuar tek ata efekteve anësore.

Secilit pacient i u dhënë një injeksion në qafë pranë një grupi fijesh nervore të quajtur SGB. Kjo procedurë zgjat 10 minuta dhe mjekët përdorin anestezi lokale. Blloqe të tilla fijesh nervore janë përdorur prej vitesh për të trajtuar dhimbjet kronike dhe sëmundjet të tjera.

Shkencëtarët në spitalin ushtarak Walter Reed vunë re se trajtimi SGB ishte i suksesshëm. Të dy pacientët provuan lehtësim të menjëhershëm, dhe të qëndrueshëm.

Edhe pse fusha e studimit ishte e kufizuar, këto rezultatete tregojnë mundësinë e përdorimit të blloqeve nervore për të trajtuar stresin post-traumatik. Ndërkohë, shkencëtarët thonë se prova të mëtejshme klinike janë të nevojshme.

XS
SM
MD
LG