Lidhje

Dieta dhe autizmi

  • Astrit Lulushi

Dieta dhe autizmi

Dieta dhe autizmi

Disa prindër që kanë fëmijë me autizëm mendojnë se fëmijët e tyre shpesh paraqesin shenja keqësimi kur hanë disa lloj ushqimesh. Por një studimi i largon këto shqetësime.

Gjatë një studimi,14 fëmijë me autizëm iu nënshtruan një diete pa gluten dhe kazeinë, proteina që gjenden në qumësht dhe drithra. Disa prindër mendojnë se fëmijët me autizëm paraqesin shenja keqësimi kur hanë ushqime që përmbajnë proteina të tilla që gjenden kryesisht në niseshte, gjizë e djathra.

Mjekja Susan Hyman, e qëndrës mjekësore të universitetit Rochester thotë se vëzhgime të tilla të prindërve janë të rëndësishme pasi i shtyjnë shkencëtarët t'i marrin ato në shqyrtim. Fëmijët autistik, të përfshirë në studimi, u vëzhguan si gjatë dijetës ashtu edhe pas saj, për të parë ndryshimet që ata pësonin në tretje, gjumë, në të folur dhe komunikim a ndërveprim shoqëror.

Gjatë studimit nuk u vu re se proteinat gluton dhe kasein ndikojnë negativisht në sjelljen e fëmijëve me autizëm. Por ekspertët paralajmërojnë se studimi ishte i një shkallë të kufizuar për të arritur në një përfundim të përgjithshëm se dietat pa gluton dhe pa kasein, nuk janë përfituese për pacientët me autizëm.

Autorët e studimit thonë se gjithësesi, nëse prindërit e fëmijëve me autizëm i ushqejnë ata me një dietë të kufizuar, ata dihet patjetër të këshillohen me specialistë, për t'u siguruar që fëmijët marrin të gjitha vlerat e duhura ushqimore.


Alergji ushqimore

Shume njerëz mendojnë se janë allergjikë ndaj ushqimeve, por një studim i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë ngre dyshime rreth diagnostikim të saktë të alergjive ushqimore.

30 milion njerëz mendojnë se janë alergjikë ndaj një lloj ushqimi. Disa preken nga skuqje ose reaksione të rrezikshme pasi thumbohen nga bleta ose kur hanë kikirikë, nënprodukte drithrash e ushqime të tjera. Ata besojnë se janë alergjikë, kur në fakt nuk janë.

Studiuesit në Kaliforni shqyrtuan rezultatet e më shumë se 12-mijë studimeve rreth alergjive ushqimore dhe zbuluan se rastet e vërteta të alergjive ushqimore zënë rreth 5 për qind për të rriturit dhe 10 për qind për fëmijët, që mendojnë se janë alergjikë.

Tri lloj analizazh përdoren zakonisht për të përcaktuar një alergji ushqimore: analiza në lëkurë; analiza e gjakut për antitrupa që kanë lidhje me një ushqim të caktuar; dhe analiza me ushqim, kur një sasi e vogël ushqimi që mendohet se shkakton alergji, jepet për të parë sesi reagon organizmi.

Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se në 50 përqind të rasteve, analiza në lëkurë kishte dhënë rezultate të gabuara. Në studim thuhet se mjekët nuk duhet të mbështeten vetëm në një nga këto analiza për të përcaktuar nëse pacienti është alergjik ndaj një lloj ushqimi ose jo. Ata shpresojnë që udhëzimet e reja do të lëshohen për të diagnostikuar dhe për të trajtuar më mirë alergjive ushqimore.

Ndikimi i kafesë

Shumë njerëz thonë se pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t'iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t'u ndodhë. [More...] Por pyetja "a të mban kafeja zgjuar? është e vjetër sa edhe vetë kafeja. Përgjigja më e fundit vjen nga një studim i psikologëve në Bristol të Anglisë. Ata morrën në shqyrtim 369 persona që konsumonin kafe pak, shumë dhe në shkallë të moderuar. Studimi tregoi se niveli i nxitjes së ankthit mes konsumuesve të rregullt të kafesë ishte më i ulët sesa me atyre që nuk pinin kafe. Kur kafeja pihej rrallë, ajo nuk ndikonte në shtimin e gjendjes alarmuese tek përdoruesit. Në studim thuhet se mes personave që e kanë bërë zakon pirjen e kafesë, organizmi krijon një lloj imuniteti a tolerance ndaj kafeinës duke shmangur çdo efekt të saj. Sipas studimit, kur personat konsumonin shumë kafe dhe përpiqeshin t'a rrallonin marrjen e saj, ndjenja e ankthit pakësohej, por ata ishin të prirur për të provuar dhimbje koke dhe kur rifillonin marrjen rregullisht të kafesë, kjo i kthente ata përsëri në gjendjen që u dukej normale.

XS
SM
MD
LG