Lidhje

Mjekët i kthejnë shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale

  • Astrit Lulushi

Mjekët i kthejnë shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale

Mjekët i kthejnë shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale

Mjekët i kanë rikthyer shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale nga syri i pacientit për të krijuar një korne të re. Për një të verbër, ky është zbulim i një botë të re, ndërsa krijohen shpresa se një ditë mjekët mund të jenë në gjendje të krijojnë pjesë të tjera të trupit për pacientët në nevojë për transplantim organesh.

Vetëm një person i verbuar për 50 vjet, të cilit sapo i kthehet shikimi mund të thotë sesa e bukur duket kjo botë, sepse njerëzit që shohin çdo ditë shpesh e harrojnë këtë. Kjo tani është e mundur duke përdorur qeliza që merren nga syri i vetë pacientët të verbuar si pasojë e ndonjë aksidedenti. Mjekët përdorin kornean e krijuar në laborator nga qeliza embrionale të njeriut. Në këtë rast, qelizat embrionale u morren nga një pjesë e padëmtuar e syrit dhe u vendosën në inkubator për t'u rritur. Pastaj qelizat e dëmtuara u zevendësuan me qelizat e reja të rritura. Në këtë mënyrë, një personi të verbuar për 50 vjet, si pasojë e një akisidenti mund t'i kthehet shikimi i plotë brenda një muaji. Doktor Ivan Schwab në universitetin e Kalifornisë në Davis, thotë se sipas kësaj teknike bioinxhinjerike, një ditë mjekët mund të krijojnë edhe organe të tjera si mëlçia.


Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Një teknikë eksperimentale mund të bëjë një një ditë të ulet numri i femrave me kancer në gji që i nënshtrohen biopsisë së gjirit për diagnostikimin e kancerit. Biopsitë kryhen kur mammogramet dhe ultratingujt nuk arrijnë të përcaktojnë nëse një gungë në gji është apo jo tumor kanceroz.

Shumica e këtyre biopsive nuk arrijnë ta gjejnë kancerin, dhe si rrjedhim femrat kalojnë nëpër një proces që sjell stres dhe shpenzime të panevojëshme.

Shkencëtarët në Universitetin i Konektikatit morrën në shqyrtim 178 gratë që iu nënshtruan skanimit duke përdorur një kombinim të ultratingujvet dhe dritës infra të kuqe.

Rrezet infra të kuqe u përdorën për të dalluar indet e shëndetëshme nga ato kanceroze, sepse qelizat kanceroze janë më të ndhejshme ndaj kësaj lloj drite. Autorët e studimit thonë se kjo teknikë eksperimentale jo kirurgjike mund të ndihmojë radiologët për të vlerësuar tumoret me përmasa të vogla ose mesatare, që zbulohen me vështirësi me mënyra tradicionale diagnostikimi. Prova të tjera klinike nevojiten para se kjo teknikë e re të përdoret gjerësisht në diagnostikimin e kancerit të gjirit.


Teknologji e re për trajtimin e problemeve në zemër

Mjekët në spitalet amerikane tani janë duke përdorur një teknologji të re për trajtimin e problemeve në zemër. Gjatë kësaj procedure, një kamerë mjaft e vogël, me rezolucion të lartë, futet në arteret e zemrës duke përftuar imazhe më të qarta se kurrë më parë.

Kjo pajisje e re mund të ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër, siç është ky 60 vjeçar, Mak Bailey, i cili para disa javësh pësoi një goditje në zemër.

Krejt pa pritur, ai ndjeu në gjoks një shtrëngim të fortë dhe pas 2 minutash u mbulua nga djersët. Ai menjëherë u dërgua në qëndrën spitalore të universitetit të Klevelandit, ku mjekët i vendosën një tub pasi i çbllokuan një prej artereve të zemrës. Për vendosjen e një tubi të hollë, mjekët mbështeten në imazhet e përftuara me procedurën me ulrtratinguj, për të përcaktuar venën e bllokuar.

Por pajisja e re tani ofron një pamje krjetësisht ndryshe që quhet Optical Coherence Tomography ose OCT. Pajisja e miratuar nga agjencia e barnave, sapo ka filluar të përdoret në spitalet amerikane. Me anë të saj përftohen imazhe duke reflektuar dritë brenda artereve të gjakut. Kjo i mundëson mjekët të shohin 10 herë më me hollësi gjendjen e brendëshme të artereve dhe të përcaktojnë me saktësi se cili arter ishte bërë shkak për goditje në zemër. Pastaj mjekët vendosin në të tubin e nevojshëm për çbllokimin dhe lehtësimin e qarkullimit të gjakut në zemër. Përcaktimi i saktë i arterit të bllokuar ka shumë rëndësi, sepse në rast të kundërt tubi mund të vendoset në një tjetër arter, dhe pacienti ka gjasa të pësojë një goditje të dytë në zemër. Ekspertët thonë se megjithëse pamjet e ofruara nga kjo pajisje e re mund të jenë shumë të qarta, kjo lloj tomografie nuk është provuar si më e mirë sesa ajo me ultratinguj. Por për pacientë si Mak Baylei, kjo teknologji e re mund të përmirësojë trajtimin e tij në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG