Lidhje

Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

  • Astrit Lulushi

Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

Përparimet në shkencë sjellin ndryshime në stilin e jetesës, madje edhe në e mënyrën e të menduarit rreth jetës. Për shembull, nëse një njeri di gjithçka rreth përbërjes së vet gjenetike, ai mund të parashikojë se nga çfarë lloj sëmundjesh rrezikohet dhe kështu ndryshon stilin e jetesës ose përpiqet për të gjetur një kurë para se të sëmuret. Dhe kërkimet në këtë drejtim kanë filluar, ndonëse privatisht.

Ky projekt është ndërmarë nga familja West, e përbërë nga John, Judy, Anne dhe Paul. Ata e shohin veten si nismëtarë në këtë fushë, duke shpenzuar rreth 200 mijë dollarë për hartimin e kodit gjenetik të të gjithë familjes.

Për këtë, Westët ndjehen të lumtur si një nga familjet e para që kanë të plotë sekuencën e gjenomit. "Kjo ngjan sikur të jesh njeriu i parë që ke telefon, por nuk ke me kë të flasësh", thotë Judy West.

Qëllimi e familjes është për të çuar përpara shkencën duke zbërthyer informatat personale mjekësore që do të hapnin rrugën për jetë më të shëndetshme.

Sekuenca e gjeneve është një zhvillim i ri dhe nuk ka program që të deshifrojë të dhënat. Por familja West po punon në këtë drejtim. Anne 17 vjeçare ka deshifruar kodin mjekësor në një tabelë në kompjuter dhe ka mësuar se disa ushqime asaj nuk i bëjnë mirë, kështu që ajo i shmang.

Francis Collins, Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë se disa njerëz ndoshta nuk duan të dijnë se në të ardhmen do të preken të sëmundjeve të tilla si Alzheimer. Por Paul Uest mendon se ai nuk shqetësohet për këtë sepse nëse tani mëson se në të ardhmen do të prekej nga Alzheimeri, ai mund t'i hyjë studimeve në këtë fushë e mund të gjejë një kurë për sëmundjen.



Faktor i ri për kancerin në stomak

Shtimi i pa shpjegueshëm i rasteve të kancerit të stomakut i nxisin shkencëtarët të cilët bëjnë thirrje për më shumë studime.

Kanceri i stomakut është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, dhe renditet i dyti mes kancereve me të paktën 800.000 vdekje në vit në të gjithë botën. Por në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me kancer në stomak ka qenë në rënie, me përjashtim mes një grupi racor.

Glenda Reimer, motra e saj Sandy dhe vajzat Wilken e Mallorie kanë ardhur në Institutin Kombëtar të Kancerit në Bethesda, Maryland për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë sëmundjen që ka shkatërruar familjen e tyre.

"Babai ynë vdiq në moshën 75 vjeç", thotë Sandy, "vëllai vdiq kur ishte 50 vjeç, edhe kushërira aq ishte kur vdiq. Ajo kishte fëmijë të vegjël."

Për breza, kjo familje ka vuajtur nga kanceri i stomakut. Glenda Reimers thotë se mjekët i hoqën stomakun pasi ajo u diagnostikua me këtë sëmundje.

Për vite studjuesit janë përpjekur të gjejnë qoftë edhe një shkak të vetëm për kancerin në stomak.

Në Azi, pjesë të Amerikës së Jugut, Rusi dhe vendet tjera të ish-bllokut sovjetik, ekspertët mendojnë se konsumimi i ushqimeve të kripura dhe atyre të ruajtura për një kohë të gjatë në frigorifer, mund të kenë lidhje me kancerin në stomak.

Shumë studime sugjerojnë gjithashtu se ulcera ose polyps mund të nxisin rritjen e qelizave të kancerit.

Dr Charles Rabin dhe shkencëtarë të tjerë të Institutit Kombëtar të Kancerit shqyrtuan ritmet e kancerit gastrik gjatë tri dekadave të fundit midis një grupi të madh të amerikanëve nga mosha 25 në 84 vjeç. Kanceri gastrik prek pjesën e sipërme të stomakut.


Të dhënat e tyre konfirmuan se rastet me kancer gastrik ishin pakësuar, por me një përjashtim; mes të rinjëve të racës së bardhë rastet e këtij kanceri ishin në rritje. Kjo rritje ishte e paparashikuar për shkencëtarët, prandaj tani ata thonë se për kancerin në stomak duket se ekziston një faktor i ri rreziku, që ende nuk është identifikuar. Ndër rezultatet e befasuese ishte edhe një shtim prej 3 përqind i rasteve jo gastrike që prekin pjesën e poshtme të stomakut. Shkencëtarët thonë se ky lloj kanceri shpesh fillon me një infeksion i shkaktuar nga bakeri Heliko-bakter Pylori, i njohur ndryshe edhe si H-Pylory. Tani për tani, shkencëtarët thonë se shtimi i rasteve të kancerit mes të rinjëve të bardhë mund të jetë pasojë e një shkaktari të ri ose e ndonjë ndryshim në bakterin H-Pylori. Kjo rritje e mistershme e kancerit të stomakut i shtyn shkencëtarët bëjnë thirrje për më shumë studime


Udhëzime të reja për luftën kundër morrave

Morrat e kokës mund të sjellin shqetësime të shumta për prindërit dhe fëmijët për shkak të mungesave nga shkolla, si dhe kohës dhe paratë që nevojiten për trajtimin e tyre. Akademia amerikane e Pediatrisë njoftoi kohët e fundit zhvillime dhe udhëzime të reja për identifikimin dhe trajtimin e morrave.

Morrat e kokës janë insekte parazitë që kanë shoqëruar njerëzve që prej kohëve të lashta. Ato vazhdojnë t'u përshtaten ilaçeve të reja duke u bërë rezistent ndaj tyre.

Akademia Amerikane e Pediatrisë diskutoi kohët e fundit mbi zhvillimet e reja në luftën kundër morrave dhe bëri disa ndryshime në udhëzimet se si duhet vepruar për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre

Që nga viti 2002, punonjësit e shëndetësisë kanë përdorur një pajisje të quajtur Lousebuster, e cila i sulmon morrat me ajër të nxehtë për 30 minuta. Një studim tregon se kjo mënyrë trajtimi vret a mbyt 80 përqind të morrave dhe shkatërron 100 përqind vezët e tyre. Në prill të vitit 2009, Administrat e Ushqimeve dhe Barnave miratoi përdorimin e alkoholit Benzyl kundër morrave tek fëmijët mbi moshën 6 muajsh. Ndërsa një studim në vitin 2004 ka treguar se lyerja e kokës me një lloj vazeline është mjaft efektive në largimin e morrave dhe shkatërrimin e vezëve të tyre.

Kundër morrave përdoren edhe disa lloj shamposh. P.sh., përdorimi i shampove që përmbajnë 1 përqind insekticid Lindane ka ngritur shqetësime vitet e fundit për shkak të efekteve negative në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar edhe ethe. Akademia amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar ndalimin e përdorimit të shampove që përmbajnë 1 përqind Lindane. Ndërkohë, biznesi i luftës kundër morrave në Shtetet e Bashkuara është vlerësuar në 1 miliardë dollarë. Dhe lufta kundër këtij insekti parazit vazhdon.

XS
SM
MD
LG