Lidhje

Zemra dhe truri


Zemra dhe truri
Zemra dhe truri

Një studim i ri tregon një lidhje midis shëndetit të zemrës dhe të trurit. Rezultatet tregojnë se njerëzit, zemra e të cilëve pompon pak gjak, shfaqin shenja të një truri të plakur.

Një zemër e shëndetshme mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit. Një studim i ri nga shkencëtarë në Universitetin e Bostonit, Shkolla e Mjekësisë, konstatoi se truri i një personi moshohet më shpëjtë, kur zemra e tij pompon më pak gjak.

Sasia e nevojëshme e gjakut që një zemër duhet të pompojë quhet Indeks Kardiak. Niveli i këtij indeksi varet nga masa e trupit të personit. Sipas studimit, personat me Indeks të ulët kardiak kishin tru që dukej thuajse 2 vjet më i moshuar sesa truri i personave me indeks të lartë kardiak. Ndërsa truri moshohet, ai zakonisht zvogëlohet në masë. Vëllimi i trurit është i prirur të jetë më i vogël tek personat që vuajnë nga demenca.

Edhe kur studiuesit përjashtuan personat me sëmundje kardiovaskulare, të dhënat përsëri treguan se tek njerëzit me një indeks më të ulët kardiak vihej re një plakje më e madhe e trurit.

Ushtrime të rregullta fizike përbëjnë një nga mënyrat më të mira për përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në zemër. Shkencëtarët e pranojnë se nuk e kuptojnë plotësisht lidhjen midis funksionit të zemrës dhe vëllimit të trurit. Ata kanë në plan të vazhdojnë me studime të tjera të ngjashme për të parë se si këto ndryshime ndikojnë trurin dhe kujtesën.



Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit

Pacientët me sëmundjen e parkinsonit në shkallë të avancuar që trajtohen njëkohësisht me barna dhe operim të quajtur "stimulim i thellë i trurit", kanë një cilësi më të mirë të jetës, Por ky operacion nuk është pa rrezik.

Sëmundja e parkinsonit, është një çrregullim i dëmshëm i sistemit nervor. Viktimat preken nga dridhje të trupit, ngërçe të muskujve, humbasin aftësive motorike, dallohen për sjellje të paqëndrueshme, mundohen të flasin por nuk munden dhe çdo gjë i duket e panjohur.

Kohët e fundit, studjuesit në Britani ekzaminuan efektet e stimulimit të thellë kirurgjike trurit dhe thonë se ky lloj operacioni mund të jetë mënyrë më e mirë sesa terapia me brana për pacientët me sëmunje të Parkionsonit në shkallë të avancuar.

Në studim u përfshinë 366 pacientë.Ata që u trajtuan me stimulim kirurgjik të trurit dhe me terapi me barna, duket se përfituan më shumë sesa pacientët që u trajtuan vetëm me terapi me barna.

Gjatë stimulimit të thellë të trurit - impulse elektrike dërgohen në zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet. Studimi tregon se kjo mënyrë trajtimi përmirëson dukshëm cilësinë e jetës së pacientëve. Ata janë në gjendje të ruajnë kontrollin e lëvizjeve edhe një vit pas operacionit.

Megjithatë studimi tregoi se 19 për qind e pacientëve të trajtuar me këtë mënyrë stimuluese pësuan një efekt serioz anësor, zakonisht një infeksion, ndërsa një pacienti vdiq.

Por autorët e studimit thonë se rezultatet tregojnë se operacioni për stimulimin e thellë të trurit është një alternativë e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me Parkinson të avancuar dhe se duhet të ofrohet për ata pacientë që kanë më shumë gjasa të përfitojnë prej kësaj metode trajtimi, thuhet në studimin e botuar në revistën Lancet Neurology.



Telemjekësisa ndihmon fëmijët irakianë


Mjekët në Qendrën për shëndetësore në Tulsa të Oklahomës janë duke përdorur telemjekësinë për të ndihmuar fëmijët në Irak.

Mjekët në spitalin e dytë më të madh në Irak tani bashkëveprojnë me mjekët nga Qendra Mjekësore në Tulsa. Takimi video është i pari në kuadër të një plani të ri për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve pacientë në Irak.

Mjekët përdorin telemjekësisë për të shkëmbyer idetë dhe ekspertizën që shpesh mungon në vendin e rrënuar nga lufta. Kjo lidhje telemjekësore është ide e Dr Stanley Grogg që punon në këtë spital të Bagdadit. Ai thotë se këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë mjekësore, dhe mjekët mund t'i ndihmojnë ata më mirë kur bashkëveprojnë dhe kryejnë konsulta mes njëri tjetrit. Konsulta të tilla telemjekësore midis këtyre dy qëndrave mjekësore, një në Tulsa dhe tjetra në Bagdad kryehen çdo javë. Planet janë që lidhje të tilla të vendosen me të gjitha spitalet në Irak.

Qëndra e telemjekësisë në Tulsa të Oklahomës tashmë bashkëvepron me spitale në 24 qëndra telemjekësore në zona rurale të Amerikës. Mjekët menduan se nëse telemjekësia u vjen në ndihmë pacientëve 100 kilometra larg, kjo ndihmë mund t'u jepet njësoj edhe pacientëve 10 mijë kilometra larg. Krahas lidhjes me video, një lidhje internetike me shpejtësi të lartë do t'i lejojë mjekët në Irak të dërgojnë në Tulsa të dhëna, mjeksore, analiza, dhe radiografi të pacientëve. Mjekja Christine Clary thotë se shpesh një mjek e ka të vështirë të marrë një vendim kur ësjhtë fjala për shëndetin a jetën e të sëmurit. Prandaj këshillimi me një tjetër koleg, pasi edhe ky të jetë njohur me gjendjen, i shërben më mirë pacientit.

XS
SM
MD
LG