Lidhje

Fëmijët; sa më pak TV, aq më të ditur


Fëmijët; sa më pak TV, aq më të ditur
Fëmijët; sa më pak TV, aq më të ditur

Sipas një studimi në fushën e arsimit parashkollor, fëmijët e mitur që shpenzojnë shumë orë përpara televizorit, kur rriten e shkojnë në shkollë, tek ata vihen re probleme në sjellje dhe dobësi në lëndë të ndryshme.

Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjate. Ekspertë nga SHBA dhe Kanadaja morrën në shqyrtim më shumë se 1 mijë e 300 fëmijë të moshës para-shkollore për të përcaktuar nëse Televizori ndikon në sjellje, në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre akademik në të ardhmen.

Për çdo orë të shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme. Në klasën e katërt tek ata u vu re - rënie 7% në angazhimin në mësim - rënie 6% në arithmetikë - një rritje 10% në mosbindje, ngacmim e grindje të ndryshe me moshatarët në klasë.Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re një rënie 9% në aktivitetin e përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit tek ata u rrit 5%.

Studimi nuk provon se televizori është fajtor, por vetëm vë në dukje një lidhje midis kohës së kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve të zhvillimit në fëmijërinë e herëshme.

Ekspertët thonë se fëmijët mund të rriten për të qenë të ditur, më aktivë dhe më të shëndetshëm në qoftë se shpenzojnë më pak kohë duke parë televizor në moshë të mitur.


Ushqimet me kripë; shumë të shijëshme, por pak të shëndetëshme

Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetëshme. Prandaj edhe Uest Morgan as që e lexon etiketën ku tregohet sasia e sodiumit. Kripa i bën ushqimet më të shijëshme dhe më të durueshme ndaj kohës.Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut. qët mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave njoftoi kohët e fundit një plan 10 vjeçar për të pakësuar sodiumet dhe natriumet në ushqimet e paketuara dhe në restorante, pas propozimeve nga një komision shkencor. Por masat për kufizimin e kripës në ushqime nuk kanë ndonjë fuqi ligjore.

Dr. Bob Rubin, anëtar i komisionit shkencor, parapëlqen paksimin gradual të sasisë së sodiumit dhe kripës që përdoret në ushqimet në restorane. Ai mendon se çështje të tilla nuk mund të zgjidhen me vendime të prera dhe as me pakësime të menjëherëshme, sepse konsumatorët do ta ndjenin menjëherë ndryshimin e shijes me të cilën janë mësuar dhe ushqimi i ri me pak kripë nuk do t'u pëlqente.

Amerikanët konsumojnë mesatarisht 3500 milligramë natrium në ditë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo sasi është rreth 50 për qind më shumë sesa trupi ka nevojë.

Mjekët thonë se njerëzit 40 vjeç e sipër ose ata që kanë tension të lartë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1500 milligramë sodium në ditë. Ndërsa të rriturit e tjerë nuk duhet të konsumojnë më shumë se rreth 2300 miligram në ditë.

Shumë amerikanë pranojnë se problemi i kripës duhet të trajtohen dhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen rreth dëmeve që sjell konsumimi i ushqimeve me shumë kripë. Skeptikët thonë se pakësimi i kripës në ushqime do të jetë një detyrë e vështirë. Industrisë ushqimore do t'i duhet të ndryshojë shumë prej proceseve të përpunimit të ushqimeve që, edhe me pak kripë, ato të mbeten të shijëshme, të shëndetëshme dhe të freskëta.


Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjet

Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjen gjatë lindjes dhe jetës. Sipas studimit, një fëmijë që lind mbipeshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet. Shumë ekspertë mendojnë se ushqimi i tepruar gjatë periudhës së shtazënisë, krijon një mjedis jo normal në barkun e nënës që mund të ndryshojë përgjithmonë trurin e një foshnjeje. Ky mjedis brenda barkut të gruas shtatzëne, i krijuar nga ngrënia e tepruar, mund të sjellë ndryshime edhe në pankreas, organ që kontrollon metabolizmin.

Doktor David Ludwig në spitalin e fëmijëve në Boston thotë se lindja e foshnjeve mbipeshën normale ka qenë e lidhur me rrezikun për astmë, alergjitë dhe disa lloje të kancerit. Studimi i ri tregon se mbipesha foshnjore lidhet edhe me mbipeshën në moshë të rritur.

XS
SM
MD
LG