Lidhje

Aktorë të njohur në fushatë kundër kancerit

  • Zëri Amerikës

Michael Douglas

Michael Douglas

Në Los Anxhelos u zhvillua një aktivitet me pjesëmarrjen e një numri artistësh dhe të tjerë që dhanë mesazhet e tyre në video, me angazhimin për të mbështetur të sëmurët me kancer. Ky aktivitet i filluar nga yjet e Hollivudit në vitin 2008, synon grumbullimin e fondeve për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve me kancer. Në ceremonië e këtij viti morën pjesë aktoret që kanë mundur t'i mbijetojnë kancerit, Sofia Vergara dhe Christina Applegate, që folën për eksperiencën e tyre në luftën kundër sëmundjes. Të pranishmit ndoqën edhe mesazhet e regjistruara të aktorëve Michael Douglas, që vuan nga kanceri në grykë dhe aktori Xhorxh Clooney, halla e të cilit, aktorja legjendare e Hollivudit Rosemary Clooney vdiq në vitin 2002 nga kanceri i mushkërive. Mesazhe të tjera dhanë në këtë aktivitet edhe aktorët Will Smith, Stivi Wonder, dhe Gweneth Palltrow.

XS
SM
MD
LG