Lidhje

52 gazetarë kanë humbur jetën për shkak të punës së tyre në 8 muajt e parë të vitit 2010

  • Zëri Amerikës

Një nga organizatat kryesore ndërkombëtare monitoruese të mediave thotë se 52 gazetarë, duke përfshirë 10 nga Meksika, kanë humbur jetën për shkak të punës së tyre në 8 muajt e parë të vitit 2010.

Instituti Ndërkombëtar për shtypin me qendër në Vienë e shpalli këtë njoftim sot, në hapje të një konferencë mbi gjendjen e mediave në botë, në kryeqytetin austriak.

Organizata thotë se 9 gazetarë të tjerë janë vranë në Honduras dhe gjashtë të tjerë në Pakistan.

Në fjalimin kryesor, drejtoresha e kësaj organizate, Alison Bethelit McKenzie tha se "gazetarët vazhdojnë të humbasin jetën e tyre duke u vrarë nga militantët, rrugaçët e paguar, qeveritë, tregtarët e drogës, politikanët e korruptuar dhe nga oficerët e paskrupullt të policisë."

Lista e institutit perfshin gazetarë të vrarë në detyrë, si dhe ata që u vranë për shkak të profesionit të tyre.

18 vdekje, duke përfshirë vrasjet Pakistani, u regjistruan në Azi, ndërsa 8 viktima janë numëruar në Afrikë. Në viktimat në Lindjen e Mesme përfshihen edhe dy gazetarë të rrëmbyer dhe të vrarë në Irak.

XS
SM
MD
LG