Lidhje

Turqit votuan pro ndryshimeve të Kushtetutës

  • Zëri Amerikës

Sot turqit po votuan në një referendum mbi ndryshimet për kushtetutën që u hartua rreth 30 vjet më parë dhe nën regjimin ushtarak. Nga numërimi i 70 për qind të votave, del se 60 për qind e votuesve kanë miratuar ndryshimet ndaj kushtetutës së periudhës ushtarake të vendit. 49 milionë turq u regjistruan në votime, që u zhvillua në përvjetorin e grushtit ushtarak të shtetit të vitit 1980.

Turqit votuan për miratimin ose jo të një pakete prej 26 reformash, që qeveria thotë se do të forcojë demokracinë dhe do ta sjellë kushtetutën e vitit 1982 më afër normave evropiane. Ky është veprimi kryesor i qeverisë në përpjekjet për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Në disa qytete votimet u penguan nga dhuna. Partia kryesore kurde e opozitës, i bëri thirrje kurdëve t’i bojkotojnë votimet, sepse siç u shpreh ajo, nuk trajtojnë problemet e kurdëve. Policia arrestoi disa vetë në Mersin, në Turqinë jugore, për shkak të protestave të dhunshme dhe kërcënimit të votuesve.

Ndryshimet e propozuara përfshijnë zgjerimin e të drejtave për invalidët dhe një nen që do t’i japë më shumë pushtet degës ekzekutive në emërimin e gjykatësve. Kritikët thonë se masat do të kenë ndikim në autoritetin e gjyqsorit.

Sipas një neni tjetër, udhëheqësit ushtarakë përgjegjës për grushtin e shtetit të vitit 1980 nuk do të kenë më imunitet ndaj persekutimit. Nenet e tjera përfshijnë shtimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

XS
SM
MD
LG