Lidhje

2010-ta karakterizohet nga moti ekstrem

  • Carolyn Presutti

2010-ta karakterizohet nga moti ekstrem

2010-ta karakterizohet nga moti ekstrem

Ja sesi e presin dimrin amerikanët. Agjencitë shtetërore të rrugëve dëshmojnë teknikat e tyre më të përparuara për heqjen e borës ... dhe pirgjet me kripë për të shkrirjen e akullit në rrugë.
Shoferët e makinave për heqjen e borës tregojnë sesa e vështirë mund të jetë të drejtosh një makinë të tillë... dhe kjo u pasqyrua me motin e ftohtë më 2010.

Në shkurt, më shumë se 50 centrimetra dëborë ra mbi 90 centrimetra që kishte rënë ditë më parë.

Në pjesën tjetër të rruzullit, bora paralizoi Pekinin bashkë me temperatura të ulëta deri në minus 16 gradë celcius.

Por ndërsa Uashingtoni dhe Pekini u mbuluan nga dëbora e dimrit, qytete të tjera u përfshinë nga vapa në verë.

Me Omar Baddour të Organizatës Meteorologjike Botërore, folëm përmes Skype-t nga Zyrihu.

“Viti 2010 është një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë”.

Dhe ja përse. Së pari, Uashingtoni i përfshirë nga të nxehtit e madh.

"Plasëm nga vapa dhe nuk dua gjë tjetër vetëm të freskohem, tha një grua. Po kërkoj pishinën më të afërt, por edhe ndonjë sistem ujitës nuk do të ishte keq”.

Në fillim të qershor, 32 gradë celcius në Moskë.

“Fëmijët u lodhën nga ngrica dhe tani po kënaqen në diell”.
Një muaj më vonë në Rusi ... zjarret përfshinë pyje ... që u pasuan me evakuime masive.

Gushti në Kinë solli rrëshqitje dheu dhe shira të rrëmbyer.

“Ka të ngjarë që tetë vetë të jenë mbuluar nga dheu”.

Në Pakistan, përmbytjet shkatërrimtare mbuluan një të pestën e vendit.
Po në gusht, një e katërta e platformës së akullit të Grenlandës u fundos në det.

Këto fotografi janë marrë gjatë një periudhe katërvjeçare nga projekti për ndryshimit klimatik, Studimi i Akujve Ekstremë.

Bill McKibben ka paralajmëruar lexuesit rreth ngrohjes globale për 20 vjetët e fundit.

“Arktiku po shkrin me shpejtësi, Rusia u përfshi nga flakët këtë verë, Pakistani u përmbyt, oqeani ka 30 përqind më shumë acid se në të kaluarën. E kemi vështirë megjithëse temperatura mesatare është rritur më pak se një gradë celcius”.

Shkencëtarët thonë se kjo gradë e vetme mund të rritet ndjeshëm deri në fund të shekullit, edhe kur parashikohet dimër i ftohtë në disa zona.

Amanda Staudt e Fondacionit Kombëtar për Kafshët e Egra është bashkëautore e një studime rreth ndryshimit klimatik.

“Çfarë më befasoi ishte se 2010-ta mund të konsiderohet si vit i butë në 2050 ose të paktën një vit mesatar ose tipik”.

Kështu që zonja Staudt dhe studjues të tjerë si ajo thonë se duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm.

Por klimatologu amerikan Patrick Michaels mendon ndryshe.

“Në të gjitha rastet e mëparshme kërcënuese, ose ne u përshtatëm ose ato u ekzagjeruan. Pse duhet të jetë ky rast ndryshe”?

Zoti Michaels thotë se historia ka dëshmuar se njerëzit gjithmonë u pështaten ndryshimeve klimatike. Parashikimi i tij është se trupi ynë, banesat tona dhe mendimet tona do të ndryshojnë.

Një gjë është e sigurtë: temperaturat në mbarë botën u ngritën më 2010 dhe sipas parashikimeve të shkencëtarëve, do të rriten sërish më 2011. Kjo është prirja e klimës së cilës duhet t’i përshtatemi.

XS
SM
MD
LG