Lidhje

22 shkurti, 280 vjetori i lindjes së Presidentit George Washington


22 shkurti, 280 vjetori i lindjes së Presidentit George Washington
22 shkurti, 280 vjetori i lindjes së Presidentit George Washington

22 shkurti shënon 280 vjetorin e lindjes së George Washingtonit, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. Vizitorët nga gjithë vendi marrin pjesë në një ngjarje përkujtimore në Mount Vernon, shtëpia e Washingtonit në periferi të kryeqytetit, ku shekulli i 18-të takohet me shekullin e 21.

Mbrëmja e papritur me rastin e datëlindjes së George Washingonit ishte kulmi i festimeve me këtë rast. Personazhe të veshur me rrobat e shekullit të 18-të dhe vizitorët e shekullit të 21 u mblodhën në oborin e shtëpisë në Mount Vernon.

Washingtoni mori dhurata për datëlindjen, mes tyre edhe verën e tij të preferuar Madeira.

Dean Malissa nga Philadelpia për vite me radhë luan rolin e George Washingtonit:

“Madam, gjithnjë më ka pëlqyer festimi i datëlindjes time, veçanërisht kur qyte:rët e këtij vendi janë bujarë në respektin dhe miratimin që kanë për mua”.

Njerëz që shërbejnë në vilë, si Caren Robinson bisedon me vizitorët. Ajo erdhi këtu me të mbesën.

“Gjithnjë e kam dashur Gjeneralin Washington dhe shtëpinë e tij në Mount Vernon".

Festa përkujtimore përfshin edhe demonstrime gatimi të asaj kohe.

Punonjësja e vilës, gatoi mëngjesin e preferuar të George Washingtonit, kek misri që lundron në gjalp dhe mjaltë dhe vizitorët patën rastin ta shijonin atë.

"Po ta kisha këtë recetë, do të doja shumë ta gatuaja në shtëpinë time, veçanërisht me rastin e datëlindjes së Washingtonit”.

Shefa kuxhine nga 4 restorante të zonës së kryeqytetit amerikan gatuan në formën e tyre mëngjesin e Washingtonit:

“Shtova më shumë miell misri për t’i dhënë më shumë shije misri dhe e mbuluam me mollë, qershi dhe arra”.

Versionet bashkëkohore i pëlqyen edhe vetë presidentit.

Në këtë ditë të veçantë, njerëz nga i gjithë vendi vizitojnë banesën e Washingtonit, dëgjojnë muzikë të shekullit të 18 dhe bëjnë fotografi me themeluesin e Amerikës dhe Zonjën e tij të Parë, Marta Washington.

XS
SM
MD
LG