Lidhje

Përleshjet ndëretnike shkaktojnë dhjetra viktima në Kirgistan


Përleshjet ndëretnike shkaktojnë dhjetra viktima në Kirgistan
Përleshjet ndëretnike shkaktojnë dhjetra viktima në Kirgistan

Qeveria e përkohshme e Kirgistanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas përleshjeve etnike që lanë të paktën 45 të vrarë dhe më shumë se 600 persona të plagosur.

Disa shtëpi dhe biznese në lagjet e uzbekëve etnik u përfshinë nga zjarri dhe të shtënat mund të dëgjoheshin ende sot në qytetin Osh, pas përleshjeve që shpërthyen mes grupeve etnike kirgize dhe uzbeke dje në mbrëmje.

Rajoni ka qënë bazë e fuqishme e ish presidentit Kurmanbek Bakijev i cili u rrëzua nga pushteti përmes një kryengritje në prill gjatë së cilës u vranë 85 persona.

Autoritetet vendosën ndalim-qarkullimin në Osh dhe zonat përreth, pasi grupe të armatosura thyen xhamat e dritareve, plaçkitën biznese dhe dogjën makina gjatë natës. Autoritetet dërguan gjithashtu makina të blinduara në zonë. Njerëzit u panë të ndërtonin barriera sot për të mbajtur larg protestuesit.

Nuk është e qartë sesi filluan përleshjet.

Presidentja e përkohshme Roza Otunbajeva bëri thirrje për qetësi dhe tha se konflikti është nxitur nga fraksione të ndryshme që duan të destabilizojnë vendin.

XS
SM
MD
LG