Lidhje

23 vjeçarja Laura Kepler shpallet Miss Amerika 2012


23 vjeçarja Laura Kepler shpallet Miss Amerika 2012
23 vjeçarja Laura Kepler shpallet Miss Amerika 2012

23 vjeçarja Laura Kepler nga Wisconsin që fitoi titullin, këndoi një aria, doli në paserelë dhe iu përgjigj pyetjes delikate nëse mbretëreshat e bukurisë duhet ta deklarojnë prirjen e tyre politike.

Përgjigjia e saj ishte se Miss America përfaqëson këdo dhe se në këto kohëra të vështira ekonomike, ajo që është më e rëndësishme është se çfarë ka nevojë America. Kepler Fiton një bursë prej 50 mijë dollarësh për studime dhe e mban titullin për një vit.

Çështja që ajo kishte zgjedhur për t’iu dedikuar gjatë konkurrimit ishte kujdesi për fëmijët me prindër të burgosur. Ajo kishte studiuar për muzikë dhe kanto në një universitet të vogël në qytetin e saj Kenosha dhe ka në plan të studiojë për një master për terapi të foluri.

Vendin e dytë e zuri Miss Oklahoma, Betty Thompson, ndërsa të tretin Miss New York Kaitlyn Monte.

XS
SM
MD
LG