Lidhje

231 emërime për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2012


231 emërime për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2012
231 emërime për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2012

Instituti Nobel me qendër në Norvegji tha se ka marrë 231 emërime për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2012.

Mes personave të emëruar janë Bradley Manning, ushtaraku amerikan i akuzuar për rrjedhjen e informacionit të dokumenteve sekrete faqes së internetit WikiLeaks, aktivistja ruse e të drejtave të njeriut, Svetlana Gannushkina dhe ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko.

Sipas rregullit, mijëra njerëz kanë të drejtën t’i çojnë Institutit Nobel emërimet e tyre. Ata mund të jenë ligjvënës, profesorë universiteti, laureatë të mëparshëm dhe disa organizata ndërkombëtare.

Afati kur mund të çoheshin propozimet e tyre ishte 1 shkurti. Komiteti Nobel nuk e publikon listën e personave të emëruar, por ata që kanë të drejtën të çojnë emërimet nganjëherë i bëjnë të njohura kandidatët e tyre. Fituesi i çmimit me vlerën e 1,5 milionë dollarëve zgjidhet nga komiteti prej 5 anëtarësh dhe bëhet i njohur në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG