Lidhje

25 të vrarë nga disa sulme me bombë në Irak

  • Zëri Amerikës

25 të vrarë nga disa sulme me bombë në Irak

25 të vrarë nga disa sulme me bombë në Irak

Zyrtarët irakianë thanë se një seri sulmesh me bombë, që duket se kishin në shënjestër oficerë policie, kanë vrarë të paktën 25 vetë në qytetin verior të Kirkukut.

Vdekjet ndodhën si rezultat i shpërthimeve që ndodhën pranë një ndërtese të policisë ditën e sotme.

Zyrtarët e policisë thonë se bomba e parë shpërtheu në parkingun e ndërtesës, ndërsa një makinë aty pranë shpërtheu pak minuta më vonë, kur policët kishin ardhur për të parë skenën e ngjarjes. Hetuesit thonë se të paktën 70 persona janë plagosur në këto incidente.

Autoritetet thonë se në më pak se një orë, të paktën 8 oficerë të tjerë të sigurisë janë plagosur në incidente të tjera. Policia tha se një bombë shpërtheu edhe pranë një autokolone të policisë në këtë qytet.

XS
SM
MD
LG