Lidhje

25 vjet pas tragjedisë së Çernobilit: Shënohen mbi 6 mijë raste të kancerit tek fëmijët


Julian Assange, founder of WikiLeaks, pictured November 4. Police ratcheted up the pressure on Assange this week, asking European officers to arrest him on rape charges as his organization continued to embarrass the Obama adminstration with a stream of le
Julian Assange, founder of WikiLeaks, pictured November 4. Police ratcheted up the pressure on Assange this week, asking European officers to arrest him on rape charges as his organization continued to embarrass the Obama adminstration with a stream of le

25 vjet pas shpërthimit dhe zjarrit në uzinën bërthamore të Çernobilit, një raport i Kombeve të Bashkuara llogarit se katastrofa shkaktoi kancerin e tiroideve në më shumë se 6 mijë fëmijë në zonat e ndikuara.

Aksidenti më i rëndë bërthamor në botë shkaktoi mijëra raste të kancerit të tiroideve tek fëmijët, në pjesën më të madhe nga qumështi i ndotur, sipas një raporti të komisionit shkencor të OKB-së për Efektet e Rrezatimit Bërthamor.

Profesori i radiologjisë në Universitetin New Meksiko Fred Mettler kontribuoi për këtë raport.

"Në raportin tonë themi 6 mijë e 800. Por tani, nga sa kuptoj, njerëzit nga Bjellorusia thonë se është 7 mijë. Tani pyetja që shtrojnë ata është: sa përqind ishin për shkak të aksidentit? Përgjigja është: shumica e tyre."

Dr. Mettler thotë se shumë nga këto raste ishin të parandalueshme. Ai thotë se autoritetet duhet ta kishin ndaluar konsumimin e qumështit dhe megjithëse shpërndanë ilaçet me potasium dhe jod, mosbesimi tek autoritetet ishte i lartë pas aksidentit.

"Kur vizitova këto fshatra për gati dy vjet, i pyeta njerëzit rreth kësaj çështje dhe shumë njerëz më thanë – po na dhanë ilaçe. Por ne nuk kishim besim tek qeveria. Në se ata nuk ishin në gjendje të menaxhonin një reaktor, përse të merrnim ne ilaçe që nuk dinim çfarë ishin?"

Raporti thotë se megjithë nivelin e lartë të kancerit, kanë rezultuar vetëm 15 përqind vdekje.

Aksidenti bërthamor ndodhi më 26 prill të vitit 1986, në një kohë kur rajoni kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik. Autoritetet sovjetike vendosën të mos anulonin paradën e 1 Majit në rajon, duke bërë që të prekeshin më shumë njerëz pa qënë nevoja.

Me përvjetorin e Çernobilit që po afrohet, debati mbi katastrofën pritet të përhapet në rajonet e ndikuara – tani me vendet e pavarura të Bjellorusisë, Rusisë dhe Ukrainës.

Debati mund të përqendrohet tek deklarata e raportit se nuk ka prova bindëse për ndikimin e rrezatimit në shëndetin e mijëra punonjësve të emergjencës që erdhën në Çernobil.

Studiuesi i Universitetit të Parisit Anders Moller ka bërë kërkime në zonën e Çernobilit që kur ajo u hap pas rënies së komunizmit në vitin 1991. Ai ka mbajtur kontakte me anëtarët e familjeve të burrave dhe grave që shuan zjarrin dhe betonuan uzinën.

"Ky grup përbëhej nga mijëra njerëz dhe llogaritjet e fundit që kam dëgjuar nga ky grup janë se shumë pak nga ata jetojnë sot."

Në muajt pas katastrofës, autoritetet sovjetike shpërngulën gati 250 mijë njerëz nga zona e ndikuar. Raporti i Kombeve të Bashkuara thotë se këta njerëz nuk duhet të jetojnë me frikën e pasojave serioze të shëndetit.

Ndërsa afron 25 vjetori i Çernobilit, po shtohen thirrjet për të grumbulluar fonde për ta bllokuar bërthamën e uzinës me një mburojë betoni 2 miliardë dollarëshe. Kjo mburojë 23 kate e lartë do të ndërtohet mbi shina dhe do të mbulojë uzinën bërthamore duke u bërë struktura më e madhe lëvizëze në botë.

XS
SM
MD
LG