Lidhje

27 të plagosur nga një shpërthim në qytetin Dniepro-petrovk të Ukrainës


27 veta u plagosën nga një shpërthim që ndodhi në qytetin Dniepro-petrovk të Ukrainës, të cilin autoritetet e cilësuan sulm terrorist.

Zyrtarët thanë se sot ndodhën 4 shpërthime njëri pas tjetrit pranë një stacioni treni, një teatri, një parku dhe një rruge në qendër të qytetit. Sipas njoftimeve, disa nga bombat ishin vendosur në kazane plehërash.

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç u zotua se do t’u përgjigjet me forcë këtyre sulmeve dhe shtoi se ato përbëjnë një sfidë për vendin.

Nuk janë dhënë infromacione të menjëhershme për autorët e mundshëm të sulmeve. Dnjepro-petrovski është qyteti i lindjes i ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila është duke kryer dënimin e 7 vjtetëve me burg për abuzim të detyrës.

Tani ndaj saj është duke u zhviluar një gjyq nën akuzat për evazion fiskal, i cili mund t’ja rrisë me 12 vjet të tjerë vitet e burgimit.

XS
SM
MD
LG