Lidhje

30 të vrarë në Irak nga një sulm vetvrasës

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët irakian të sigurisë thonë se një vetvrasës me bombë ka vrarë të paktën 30 njerëz dhe plagosur më shumë se 60 të tjerë të merkurën në afersi të një turme me peligrinë të sektit shia.

Zyrtarët thonë se sulmi ndodhi në Adhamiyah, një distrikt i sektit suni në Bagdat. Hetuesit thonë se të paktën edhe pesë njerëz të tjerë humbën jetën në shpërthime të veçanta në qytet.

Sulmet ndodhën megjithë masat e larta të sigurisë në kryeqytetin e vendit, ku dhjetëra mijëra besimtarë ishin bashkuar për ceremoninë që shenon vdekjen e Imam Moussa al-Kadhim, i shtati prej 12 imamëve shia myslimanë.

Shpërthimi i të merkurës ndodhi në afërsi të një ure ku rreth 1 mijë peligrinë të sektit shia vdiqën gjatë një stampide pesë vjet më parë në të njëjtën ceremoni perkujtimore.

XS
SM
MD
LG