Lidhje

Mbi 30 vende, përfshirë edhe SHBA, njohin Këshillin Kombëtar Tranzitor të kryengritësve libianë

  • Zëri Amerikës

Mbi 30 vende, përfshirë edhe SHBA, njohin Këshillin Kombëtar Tranzitor të kryengritësve libianë

Mbi 30 vende, përfshirë edhe SHBA, njohin Këshillin Kombëtar Tranzitor të kryengritësve libianë

Më shumë se 30 vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara thonë se e njohin Këshillin Kombëtar Tranzitor të kryengritësve libianë, duke deklaruar se udhëheqësi i vendit Moamar Gadafi nuk gëzon më legjitimitet në këtë vend afrikano-verior.

Fuqi perëndimore dhe rajonale e bënë këtë deklaratë sot në Stamboll, ku u takuan për të diskutuar strategjinë që duhen ndjekur për fuqizimin e opozitës në Libi, në përpjekje për largimin e Muamar Kadafit nga sundimi i tij 42 vjeçar.

Zyrtarët ndërkombëtarë thonë se do të komunikojnë me këshillin e kryengritësve si një autoritet legjitim qeverisës në Libi, deri në vendosjen e një qeverie të përkohëshme. Njohja e këtij organizmi nga Grupi i Kontaktit për Libinë u jep kryengritësve një pozitë të re zyrtare në botë, si dhe financime të reja. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të jenë në gjendje të mbështesin kryengritësit me fonde të dala pjesërisht nga pasuritë libiane që janë sekuestruar gjatë muajve të fundit, përfshirë 30 milionë dollarë të ngrira nga llogaritë libiane në banka amerikane.

XS
SM
MD
LG