Lidhje

30 vjetori i vdekjes së Bob Marlit

  • Zëri Amerikës

30 vjetori i vdekjes së Bob Marlit

30 vjetori i vdekjes së Bob Marlit

Sot është 30-vjetori i vdekjes së Bob Marlit, yllit botëror të muzikës Regi. Ai ishte bir i një babai anglez dhe i një nëne xhamiakiane.

Karriera muzikore e Bob Marlit filloi në vitin 1972, kur ai dhe grupi “The Wailers” nënshkruan një kontratë me kompaninë e regjistrimeve “Island” dhe menjëherë pas kësaj nxorën diskun e tyre të parë, “Catch a Fire” “Merr zjarr”. Në vitin 1977 doli në treg regjistrimi i dytë, “Exodus”, që i dha Bon Marlit statusin e këngëtarit me famë botërore. Nga këngët më të njohura të Marlit janë “Waiting in vain”, “One love”, “Stir it up”, “Three little birds”.

Bob Marli vdiq nga tumori në kokë, më 11 maj të vitit 1981, në Majami, të Floridës.

Një muaj para se të vdiste, ai u nderua nga Xhamaika, vendi i tij lindjes me titullin “Urdhëri i Meritave”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën e vendit.

XS
SM
MD
LG