Lidhje

33 minatorë kilianë të bllokuar nën tokë prej dy javësh janë ende gjallë

  • Zëri Amerikës

33 minatorë kilian të bllokuar nën tokë prej më shumë se dy javësh i kanë njoftuar autoritetet se ata janë ende gjallë por ekipet e shpëtimit thonë se do tu duhen deri në katër muaj punë për të arritur në vendin ku gjenden ata.Presidenti i Kilit Sebastin Pinera tha të dielën se shpimi prej afro 700 metrash nga skuadrat e shpëtimit në minierë rezultoi se minatorët e bllokuar ishin gjallë. Ai e dha këtë mesazh përmes një dalje në televizion gjë që ngjalli shpresën mes pjestarëve të familjeve të minatorëve të bllokuar.Furnizimet për minatorët e bllokuar janë të kufizuara. Ekipet e shpëtimit kanë në plan të lëshojnë ushqime dhe paisje komunikimi si dhe sende të tjera për t’i ndihmuar ata deri sa të shpëtohen.Minatorët u bllokuar pas rrëzimit të një shtylle mbajtëse me 5 gusht në një minierë ari dhe bakri në afërsi të qytetit verior Copiapo rreth 700 kilometra në veri të kryeqytetit kilian, Santiago.

XS
SM
MD
LG