Lidhje

33 minatorë të bllokuar në një minierë në Kili kanë filluar marrjen e ushqimeve

  • Zëri Amerikës

33 minatorë të bllokuar në një minierë në Kili kanë filluar marrjen e ushqimeve, ujit dhe furnizime të tjera të destinuar për të ndihmuar ata të mbijetojnë ndërkohë që u duhet të presin deri në katër muaj për tu shpëtuar.

Punonjësit e shpëtimit filluan dërgimin e furnizimeve të henën përmes një vrime të ngushtë të shpuar pas aksidentit. Minatorët gjithashtu pritet të marrin ilaçe dhe paisje komunikimi.

33 minatorët u gjetën të gjallë të dielën pasi ishin bllokuar në galeritë e nëndheshme prej më shumë se dy javësh në një minierë në afërsi të qytetit verior Copiapo.

Një koleg i minatorëve i tha agjencisë franceze të lajmeve se minatorët kishin një hapësirë prej 1.8 kilometrash ku mund të lëvizin lirisht.

Pas zbulimit se minatorët ishin gjallë, inxhinierët filluan të hartojnë plane për të shpuar një tunel shpëtimi 700 metra të gjatë në një shtresë të gurtë. Autoritetet thonë se thellësia e minierës së arit dhe bakrit si dhe paqendrueshmëria e shkaktuar nga shembja e një shtylle, do ti detyrojë ata të punojnë me ritme të ngadalta.

XS
SM
MD
LG