Lidhje

44 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi


44 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi
44 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi

Zyrtarët rus thonë se 44 njerëz kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur kur një aeroplan pasagjerësh u rrëzua natën e mbrëmshme në republikën veriore ruse, Karelia.

Aeroplani i tipit Tupolev 134, me më shumë se 50 njerëz në bord po mundohej të ulej në aeroportin Petrozavodsk rreth 650 kilometra në veriperëndim të Moskës, kur u rrëzua në një autostratë aty pranë dhe mori zjarr.

Të mbijetuarit janë dërguar në spitalin Petrozavodsk. Njoftimet e shtypit rus citojnë zyrtarët të kenë thënë se moti i keq mund të ketë qënë faktor në aksident, ndërkohë që nuk janë përjashtuar gabimet njerëzore.

XS
SM
MD
LG