Lidhje

5 të vrarë dhe të paktën 15 të plagosur nga një sulm vetvrasës në Basra


5 të vrarë dhe të paktën 15 të plagosur nga një sulm vetvrasës në Basra
5 të vrarë dhe të paktën 15 të plagosur nga një sulm vetvrasës në Basra

Policia irakiane tha se 5 veta humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën nga një sulm vetvrasës në qytetin e Basrës.

Autoritetet thanë se sulmuesi u përpoq të hynte me makinë në kompleksin e policisë. Kur makina e tij u bllokua sulmuesi e hodhi atë në arë. Njoftohet se të paktën tre nga viktimat janë policë.

Të shtunën, dy sulme të koordinuara vranë gjashtë persona në Mosul.

Policia dhe zyrtarë të spitalit thanë se shpërthimet ndodhën në një rrugë të ngarkuar pranë makinave qeveritare. Nga shpërthimet u plagosën të paktën 55 persona.

XS
SM
MD
LG