Lidhje

50 gazetarë rusë nënshkruajnë një letër të hapur kundër pushimit të kolegëve të tyre

  • Zëri Amerikës

50 gazetarë rusë nënshkruajnë një letër të hapur kundër pushimit të kolegëve të tyre

50 gazetarë rusë nënshkruajnë një letër të hapur kundër pushimit të kolegëve të tyre

Të paktën 50 gazetarë të një botuesi rus kanë nënshkruar një letër të hapur, në të cilën ankohen se janë ndaluar të botojnë artikuj kritikë për Kryeministrin Vladimir Putin, pasi dy nga kolegët e tyre u pushuan nga puna.

Një redaktor dhe një kryemenaxher të ndërmarjes botuese Komersant u pushuan të martën në lidhje me atë që pronari i firmës, Alisher Usmanov, e përshkroi si shkelje të etikës për mbulimin e zgjedhjeve parlamentare nga revista e përjavëshme

Komersant Vlast. Artikulli bënte fjalë për manipulimin e zgjedhjeve dhe përmbante fotografinë e një flete votimi me një mesazh të hapur kundër zotit Putin.

Në letrën e hapur të publikuar në Internet dje, gazetarët argumentojnë se pushimi nga puna është “një akt kërcënimi që ka si qëllim ndalimin e çdo shkrimi kritik ndaj Vladimir Putnit”.

Usmanov e ka mbrojtur vendimin e tij, duke thënë se nuk ka ndërmend ta shesi revistën megjithë ofertën që i ka paraqitur manjati i medias Mikhail Prokhorov, i cili dklaroi këtë javë se do të reivalizojë zotin Putin për postin e presidentit të Rusisë.

XS
SM
MD
LG