Lidhje

50-vjetori i fjalimit të Presidentit Kenedi për hapësirën


50-vjetori i fjalimit të Presidentit Kenedi për hapësirën
50-vjetori i fjalimit të Presidentit Kenedi për hapësirën

50 vjet më parë më 25 maj 1961, Presidenti amerikan John F. Kennedy shpalosi një sfidë të madhe që ndryshoi botën që njihej nga njeriu i asaj kohe – për të dërguar njeriun në hënë dhe kthyer atë përsëri në tokë, dhe kjo duhej bërë brenda dekadës.

Është një prej imazheve më të spikatura të të gjitha kohërave – hedhja e hapit të parë njerëzor në hënë. Ky moment u bë i pavdekshëm nga astronauti Neil Armstrong.

“Një hap i vogël për njeriun, një kapërcim i madh për njerëzimin”.

Sfida për dërgimin e njeriut në hënë u hodh vetëm tetë vjet para realizimit më 25 maj 1961 nga presidenti i porsazgjedhur John F. Kennedy gjatë një fjalimi të rëndësishëm para Kongresit.

“Besoj se ky vend duhet të angazhohet për arritjen e synimit para fundit të kësaj dekade për dërgimin e njeriut në hënë dhe kthimin e tij të sigurtë në tokë”.

Në vitin 1957, Bashkimi Sovjetik lëshoi Sputnikun, objekti i parë artificial i vendosur në orbitën rreth tokës. Dhe vetëm një muaj para fjalimit të Presidentit Kennedy, sovjetikët dërguan njeriun e parë në hapësirë, Yuri Gagarin. Tre javë më pas, amerikani Alan Shepard, shijoi pamje të tokës nga kapsula hapësinore Freedom 7 Mercury.

“Një pamje e mahnitshme në periskop. Florida e mbuluar me re”.

Kështu filloi edhe gara e hapsirës.

Allan Needell është me Muzeumin Smithsonian të Aeronautikës në Uashington dhe kujdeset për koleksionin e mjeteve hapësinore të misionit hënor. Ai thotë se arritja e superiotetit teknologjik në Garën Hapësinore ishte gjithashtu rreth ndikimit të vendeve të reja në tokë.

“Bashkimi Sovjetik përbënte një sfidë të vërtetë për supremacinë amerikane, dhe droja ishte se shumica e këtyre vendeve në zhvillim, si në Amerikën Latine ashtu edhe në Azi, do të zgjidhnin modelin komunist të Bashkimit Sovjetik në vend të tregut të lirë, sistemit kapitalist të favorizuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Në kohën e fjalimit të presidentit Kennedy, vendi kishte probleme të brendshme.

“Ishte fundi i recesionit, një recesion për nga standartet e sotme nuk ishte aq i rëndë sa ky që po kalojmë sot, por ishte i rëndë për vitet 1950-të, që ishin një periudhë e një rritjeje tejet dramatike”.

Po ashtu, papunësia ishte e madhe dhe numri i amerikanëve në plakje që nuk përballonin dot kujdesin e duhur mjekësor, sfida të ngjashme me ato që përballet vendi sot.

Kohët e fundit, Presidenti Obama kujtoi ditët e para të Garës së Hapësirës.

“Pas investimeve për kërkime më të mira dhe shkollim, jo vetëm që ne i tejkaluam sovjetikët; ne nisëm një valë novacionesh që krijuan industri dhe miliona vende të reja pune”.

Vala e novacioneve dërgoi njeriun në hënë.

Presidentë të tjerë kanë shpalosur sfida të mëdha për novacionet hapësinore, sikurse bëri Ronald Reagan në vitin 1984.

“Ne mund të ndjekim ëndrrat tona tek yjet e largët, duke jetuar dhe punuar në hapësirë për përfitime ekonomike, shkencore dhe paqësore. Sonte po i kërkoj NASË-s që të ndërtojë një stacion hapësinor të drejtuar nga njeriu dhe që të ndërtohet brenda një dekade”.

U desh më gjatë nga sa ishte planifikuar por njerëzit kanë jetuar vazhdimisht në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës gjatë dekadës së fundit dhe ky stacion shihet si përparim për njeriun.

Allan Needell me Muzeumin Smithsonian të Aeronautikës thotë se ky ishte rasti edhe me shkuarjen e parë të njeriut në hënë.

“Vizioni, ne vijmë në paqe në emër të njerëzimit, u zhvillua dhe u pranua aktualisht nga e gjithë bota, se kjo ishte një arritje njerëzore po aq sa ç’ishte demostrim i superioritetit amerikan”.

XS
SM
MD
LG