Lidhje

50 vjetori i Murit të Berlinit

  • Zëri Amerikës

50 vjetori i Murit të Berlinit

50 vjetori i Murit të Berlinit

Më 13 gusht të vitit 1961, u thye dritarja e Perdes së Hekurt. Në një natë të vetme, kufiri mes dy pjesëve të Berlinit u mbyll. Mijëra vetë u shkëputën nga familjet e tyre, puna dhe shtëpitë. Muri i Berlinit qëndroi për 20 mijë e 315 ditë. Për 28 vjetë ai e ndali qytetin në Berlinin Perendimor dhe atë Lindor. Por më i rëndësishëm është fakti se ai ndau botën.
Kjo është një pjesë e Murit të Berlinit, e ekspozuar në muzeun Newseum në Uashington.
Për një kohë të gjatë muri jo vetëm që ndante Berlinin Lindor nga ai Perendimor por ishte gjithashtu simbol i dy botëve: njëra e lirë dhe tjetra pas “Perdes së Hekurt”.
Por si i shfaq muri?
Berlini u nda pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1949, Berlini Lindor – zona e pushtuar nga sovjetikët – u bë kryeqyteti i Republikës së Gjermanisë Demokratike të sapo krijuar. Berlini Perendimor kontrollohej nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca.
Ishte e zakonshme për berlinasit në atë kohë të jetonin në Lindje por në punonin në Perëndim dhe e kundërta. Çdo ditë, gjysmë milionë njerëz udhëtonin lirisht nga “socializmi në kapitalizëm” dhe anasjelltas.
E gjithë kjo përfundoi në 13 gusht të vitit 1961.
Mëngjesin tjetër mijëra njerëz nuk lëviznin dot në qytet: rrugët ishin të bllokuara nga telat me gjemba dhe ushtria patrullonte kudo. Por ndryshimi më i madh ishte muri i gjatë që ndante qytetin.
Përse ndodhi kjo?
Berlini Perendimor ishte një kokëçarje për Bashkimi Sovjetik dhe regjimin në Gjermaninë Lindore. Njerëzit po largoheshin nga ana komuniste; ideologjia e tregut të lirë po përhapej nga Perëndimi në Lindje. Për Gjermaninë Lidnore, ky ishte një faktor destabilizues. Pas konsultimeve me Moskën, qeveria e Gjermanisë Lidnore vendosi të mbyllte kufirin.
Në fillim, turma njerëzish u mblodhën në të dyja anët e vijës ndarëse. Por çdo përpjekje për të kaluar u ndal nga ushtria e Gjermanisë Lidnore dhe policia.
Perëndimi u brengos ndërsa tensionet në qytet po shtoheshin. Kjo rezultoi në të ashtuquajturën “Kriza e Berlinit” – një nga konfrontimet më kritike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.
Më 28 tetor, tanket dhe buldozerët amerian filluan lëvizjen nga sektori perendimor në Portën Brandenburg – duke bërë në plan të shkatërronin barrierat. Por përballë u afruan tanket sovjetike. Ky ishte kulmi i krizës. Gjithë natën tanket qëndruan përballë njëri-tjetrit. Në mëngjes – ato u tërhoqën dhe kriza përfundoi. U bë e qartë se muri do të qëndronte.
Muri i Berlinit u bë simboli i Luftës së Ftohtë. Në fillim kufiri ishte me tela me gjemba. Vija ndarëse shtrihej mbi sheshe, ura, rrugë dhe ndërtesa. Në vitin 1962, u ngrit muri përgjatë të ashtuquajturës zona armike – e njohur më vonë si rripi i vdekjes. Në vitin 1975, u ndërtua një mur i ri me 45 mijë blloqe betoni.
Muri qëndroi aty për 20 mijë e 315 ditë. Disa qindra njerëz humbën jetën në përpjekje për të kaluar murin. Perëndimi luftoi për të drejtën e lirisë së lëvizjes. Gati 50 vjet më pas, njerëzit ende mbajnë mend fjalët e presidentit amerikan John Kennedy gjatë një vizite në Berlin në vitin 1963:
“Në botën e lirë, krenaria më e madhe është të thuash....”
Në vitin 1987, po në Berlin, bota dëgjoi një fjalim tjetër të famshëm, ndërsa presidenti Ronald Reagan i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev.
“Zoti Gorbachev hapi portat.”
Në vitin 1989, muri u rrëzua ndërsa qeveria e Gjermanisë Lindore papritur rihapi kufirin.
20 vjetë më vonë, në festimet me rastin e asaj dite, senatori amerikan Ben Cardin bëri këtë koment në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Muri i Berlinit jo vetëm ndau qytetin dhe shteti, ai ndau kontinentin. Ishte simboli i ndarjes, simboli i qeverisë totalitare që shtyp të drejtat e njeriut. Njerëzit humbën jetët e tyre duke u përpjekur të kalonin murin. Kur ai u rrëzua 20 vjetë më parë, mendoj se pasqyroi të ardhmen për shpresë të të gjithë njerëzve në botë. Për mua, ai është një simbol që nuk duhet ta harrojmë kurrë.”
Ideja se bota ndryshoi pas rënies së Murit nuk është e debatueshme. Simboli i ndarjes u hodh poshtë nga vullneti i njerëzve. Liria fitoi.

XS
SM
MD
LG