Lidhje

6 të vrarë dhe 23 të plagosur në spitalin kryesor ushtarak të Afganistanit

  • Zëri Amerikës

6 të vrarë dhe 23 të plagosur në spitalin kryesor ushtarak të Afganistanit

6 të vrarë dhe 23 të plagosur në spitalin kryesor ushtarak të Afganistanit

Zyrtarët afganë thonë se një taleban vrau me bombë të paktën 6 studentë mjeksie dhe plagosi 23 persona në spitalin kryesor ushtarak të vendit.

Ministria afgane e Mbrojtjes tha në një deklaratë se incidenti ndodhi në një tendë që përdorej si mencë në spitalin Daud Khan. Sipas zyrtarëve, mes viktimave nuk kishte të huaj. Personi që kreu shpërthimin ishte mes të vrarëve.

Talebanët morën përgjegjësinë për incidentin duke thënë se kishin arritur të fusin dy persona në territorin e spitalit. Por autoritetet thanë se ishte dëgjuar vetëm një shpërthim.

Spitali me 400 shtretër është objekti më i madh i këtij lloji në Afganistan dhe ndodhet pranë ambasadës amerikane.

XS
SM
MD
LG