Lidhje

6 të vrarë në Siri, kur forcat e sigurisë përdorën dhunën

  • Zëri Amerikës

6 të vrarë në Siri, kur forcat e sigurisë përdorën dhunën

6 të vrarë në Siri, kur forcat e sigurisë përdorën dhunën

6 persona u vranë sot në Siri, kur forcat e sigurisë përdorën dhunën gjatë protestave masive. Vdekjet ndodhën pasi dhjetra mijëra protestues antiqeveritarë përsëritën thirrjet për dorëheqjen e Presidentit Bashar al-Assad.

Kjo është sfida më e madhe me të cilën është ndeshur presidenti sirian gjatë sundimit të tij 11 vjeçar. Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se vrasjet ndodhën në rajone, si rrethinat e Damaskut, provinca verilindore Idlib dhe qyteti Homs, ku ka patur protesta vazhdimisht. Sipas njoftimeve, të paktën 5 persona janë vrarë në qytetin Homs, qendër e protestave, ku ushtria zbatoi këtë javë masa shtypëse në kuadrin e një operacioni masiv. Ka pasur njoftime edhe për protesta në qytete të tjera siriane, si Daraa dhe Latakia.

XS
SM
MD
LG