Lidhje

60 vjet pas Luftës së Koresë

  • Kurt Achin

60 vjet pas Luftës së Koresë

60 vjet pas Luftës së Koresë

Ushtria moderne e Koresë së Jugut është shumë më ndryshe nga ajo që kishte nevojë për ndihmë pas sulmit të befasishëm të vitit 1950 që filloi Luftën Koreane. Këto ditë, Korea e Jugut dhe aleatja e saj, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një ndryshim që i jep Seulit komandën direkte të forcave të tij në se do të rifillonte një tjetër luftë. Por ngjarjet e kohëve të fundit me Korenë e Veriut mund të kenë forcuar pozitat e atyre që kërkojnë që ta frenojnë këtë ndryshim madhor në marrëdhëniet ushtarake.

Ushtria koreano-jugore dhe ajo amerikane thonë se do të luftojnë një luftë të dytë koreane në se do të jetë e nevojshme – krah për krah, pa dallim.

Për dekada me rradhë, aleanca e tyre ka penguar përsëritjen e sulmit të befasishëmtë Koresë së Veriut më 25 qershor të vitit 1950.

Seuli ka qënë gjithmonë dakort që forcat amerikane të komandojnë ushtrinë e Koresë së Jugut në se lufta rifillon. Por kjo do të ndryshojë në prill të vitit 2012 kur Seuli të marrë kontrollin operacional të forcave të tij ushtarake.

Gjenerali Walter Sharp, komandant i forcave amerikane në Kore thotë se ushtria e Koresë së Jugut është gati të marrë rolin drejtues.

Mendoj se kjo lëvizje i dërgon një sinjal të fuqishëm Koresë së Veriut se ushtria e Republikës së Koresë është aq profesionale dhe e fuqishme saqë Shtetet e Bsahkuara janë të gatshme të vazhdojnë të luftojnë në një rol mbështetës me të njëjtat forca, por duke i dhënë kontrollin udhëheqës Republikës së Koresë.

Por disa ekspertë të sigurisë janë të shqetësuar se plani për transferimin e kontrollit mund të jetë i parakohshëm veçanërisht për shkak të shenjave të paqëndrueshmërisë në Korenë e Veriut. Udhëheqësi i saj, Kim Jong Il është me shëndet të keq pas një goditje në tru në vitin 2008. Ai besohet se po përgatit pasuesin e tij.

Politikat shkatërruese për reformën e monedhës vitin e kaluar e sollën ekonominë e brishtë të Veriut në prag të kolapsit.

Hetuesit thonë se një nëndetëse koreanoveriore lëshoi një silur mbi një anije të marinës koreanojugore.

Dan Pinkston është me Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Sipas këtyre kushteve, kur shohim kaq shumë pasiguri në rolin e pasuesit të udhëheqjes koreanoveriore, kur nuk ka kontroll të armëve, s’ka besim në masat që do të merren, shohim Korenë e Veriut që refuzon të kthehet në tryezën gjashtë palëshe të bisedimeve, shohim fundosjen e anijes dhe përplasje të mundshme në Detin e Perëndimit përreth Vijës me Veriun. Kështu që shumë njerëz mendojnë se kjo nuk është koha e duhur.

Kim Kwang-shik është studiues në Institutin Korean për Analizat e Mbrojtjes. Ai thotë se anketat e fundit tregojnë rritje të shqetësimit mes koreanojugorëve të thjeshtë.

Transferimi i kontrollit po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje publike ndërsa afrohet kjo ditë. Gjithnjë e më shumë koreanë po shqetësohen rreth sigurisë së tyre kombëtare dhe po vënë në pikëpyetje faktin në se viti 2012 është i përshtatshëm.

Zyrtarët amerikanë thanë se kjo temë ka të ngjarë të diskutohet kur presidenti koreanojugor Lee Myung-bak të presë presidentin Obama në një takim ndërkombëtar të nivelit të lartë në Seul këtë vit.


XS
SM
MD
LG