Lidhje

67 vjetori i "Ditës D"


67 vjetori i "Ditës D"
67 vjetori i "Ditës D"

6 qershori shënon 67 vjetorin e të quajturës Dita D, kur aleatët zbarkuan në Normandi të Francës së pushtuar nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.

Më shumë se 150 mijë trupa amerikane, kanadeze dhe britanike zbritën në plazhet e Francës veriore në 6 qershor të 1944 për të çliruar Europën nga nazistët. Mijëra trupa aleate u vranë, mijra të tjera u plagosën.

Ndërhyrja e ditës D ishte një nga operacionet ushtarake më të mirëplanifikuara në histori dhe e gjeti Gjermaninë krejtësisht të papërgatitur.

Përvjetori i kësaj dite festohet në Francë me vizita turistike dhe organizime të ndryshme në brigjet e Normandisë.

XS
SM
MD
LG