Lidhje

7 të vrarë dhe 10 të plagosur në Sllovaki


Autoritetet në Sllovaki thanë se një person i armatosur rëndë vrau sot 7 perona dhe plagosi mbi 10 të tjerë në Bratisllavë, para se të vriste veten kur u përball me policinë.


Sulmi i mëngjesit ndodhi në distriktin veriperëndimor të Devinska Nova Ves të kryeqytetit sllovak.
Zyrtarët thanë se sulmuesi në të 50-tat, hyri në një apartament dhe filloi të hapte zjarr kundër një familjeje rome me një automatik dhe dy rovole.


Pesë prej viktimave, 4 gra dhe një burrë, u vranë në partament, ndërsa pjesëtari i 6 i familjes u vra përjashta.
Ministri i Brendshëm sllovak, Daniel Lipsic tha se autori i sulmit hapi zjarr edhe një herë pa dallim përjashta, duke vrarë viktimën e shtatë, para se të vriste veten, pasi u rrethua nga policia, ndërsa përpiqej të ikte. Autoritetet thanë se nuk kanë përcaktuar ende motivin e vrasjeve.

XS
SM
MD
LG