Lidhje

70 vjet VOA: Sekretarja Klinton përshëndet Zërin e Amerikës

  • Zëri Amerikës

Për shtatëdhjetë vjet me radhë, Zëri i Amerikës ka qenë një burim i besuar lajmesh dhe informacioni për miliona njerëz në mbarë botën. Që nga lindja e tij, Zëri i Amerikës është përshtatur vazhdimisht në botën tonë që ndryshon me shpejtësi, duke u rritur nga një shërbim transmetimi radiofonik në një rrjet të gjallë multimedial që përdor çdo medium ekzistues - nga televizioni në Twitter.

Megjithatë, Zëri i Amerikës i mbetet po aq besnik misionit të tij sa edhe në fillimet e tij në vitin 1942. Në ato pjesë të botës, ku zëri i lirisë është i ndaluar apo i mbytur, ju keni qëndruar në vijën e parë të luftës për një media të lirë. Dhe, ndonjëherë, disa nga ju edhe kanë rrezikuar jetën dhe të tjerë kanë sakrifikuar të tyret. Këtë vit, ne humbëm një korrespondent pakistanez i cili, megjithë kërcënimet e shumta për jetën, iu përkushtua punës për t’i dhënë publikut informacione të paanshme dhe të sakta nga vendi ku transmetonte. Sot ne shprehim nderimet tona për gazetarin Mukarram Khan Aatif dhe për anëtarët e tjerë të familjes së Zërit të Amerikës që fatkeqësisht dhe tragjikisht kemi humbur gjatë viteve.

Ne jemi krenarë për ju dhe mirënjohës për punën tuaj. Ju nuk i përfillni qeveritë që kërkojnë të mbytin sinjalin tuaj që depërton përmes Perdeve të Hekurit dhe atyre elektronike, për hir të ndriçimit të forcës së përhershme të lirisë dhe të vlerave demokratike.

Prandaj, ndërkohë që ju shënoni përvjetorin tuaj të 70, ju uroj të gjithë juve që keni ndërtuar këtë rrjet mbarëbotëror që keni sot. Ju faleminderit shumë që jeni Zëri i Amerikës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG