Lidhje

80 persona vdesin në Evropën lindore e qendrore si pasojë e të ftohtit

  • Zëri Amerikës

80 persona vdesin në Evropën lindore e qendrore si pasojë e të ftohtit

80 persona vdesin në Evropën lindore e qendrore si pasojë e të ftohtit

Gati 80 persona kanë gjetur vdekjen në Evropën lindore dhe qendrore ndërsa moti i keq solli disa nga temperaturat më të ulta të para në disa dekada.

Në Ukrainë, zyrtarët njoftuan 43 të vdekur nga hipotermia gjatë gjashtë ditëve të fundit. Shumica e viktimave ishin të pastrehë por shtatë të tjerë vdiqën në shtëpitë e tyre.

Në Rumani, gjashtë persona gjetën vdekjen gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e viktimave në 14. Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë thanë se qindra të tjerë janë shtruar në spital me hipotermi.

Ndërkohë zyrtarët në Poloni njoftuan për pesë të vdekur sot duke e çuar numërin në mbi 20.
Vdekje të tjera të lidhura me motin e keq në rajon janë regjistruar në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

XS
SM
MD
LG