Lidhje

80 vjetori i statujës së Krishtit në Rio


80 vjetori i statujës së Krishtit në Rio
80 vjetori i statujës së Krishtit në Rio

Statuja e Krishit, me krahë të hapur, ka 80 vjet që qëndron përballë Rio de Zhaneiros. Sot festohet 80 vjetori i vendosjes së kësaj statuje atje.

Ndonëse ka patur ide të ndryshme prë konceptimin e statujës, ideimi përfundimtar i saj u bë nga artisti Karlos Oswald dhe skulptori francez Poll Landovski dhe nga arkitekti e inxhinieri Heitor De Silva Kosta.

Ideja për ndërtimin e statujës së Krishtit ishte e Kishës katolike në vitin 1922 për të ndërtuat një simbol për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Brazilit.

Statuja është vendosur në majë të malit Korkovada dhe ajo sheh të gjithë qytetin e Rios me malet e vogla dhe plazhet e mrekullueshme të tij.

Sot statuja është një qendër tërheqëse për turistët, të cilët kanë mundësi që të shohin skulpturën edhe përmes tureve me helikopterë.

Ka disa teroi përsa i përket autorësisë së statujës. Disa thonë se kjo statujë ishte dhuratë nga Franca, por muzeu pranë saj e hedh poshtë këtë teori.

XS
SM
MD
LG