Lidhje

9 grekë, në gjyq nën akuzat për pjesëmarrje në një organizatë terroriste

  • Zëri Amerikës

Greek police special forces secure the area as a police van with suspected members of the group Revolutionary Nuclei of Fire, background, enter the court set up inside a maximum security prison in Athens, Monday, Jan. 17, 2011. Nine suspected members of a

Nëntë anëtarë të dyshuar të një grupi anarkist grek dolën sot në gjyq nën akuzat për pjesëmarrje në një organizatë terroriste, e cila ka marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh me bombë.

Zyrtarët thanë se 4 prej të dyshuarve do të gjykohen në mungesë. Që të gjithë akuzohen si anëtarë të grupit Komploti i Zjarrit.

Gjyqi filloi nën masa të rrepta sigurie në një burg shumë të mbrojtur në Athinë. Të pandehurit ndërprenë seancën për të protestuar kundër kontrolleve policore ndaj identitetit të atyre që morën pjesë në gjyq.

Grupi Komploti i Zjarrit deklaroi se fshihej pas një numër shpërthimesh me postë në muajin nëntor, që u dërguan në ndërtesa qeveritare, ambasadave dhe politikanëve si dhe një shpërthimi në një gjykatë të Athinës në dhjetor. Zyrtarët thanë se asnjë prej shpërthimeve nuk shkaktoi plagosje serioze.

Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit mund të dënohen me deri në 25 vjet burg.

XS
SM
MD
LG