Lidhje

32 të vrarë në Siri, demonstrata pro dhe kundër Assad-it


32 të vrarë në Siri, demonstrata pro dhe kundër Assad-it
32 të vrarë në Siri, demonstrata pro dhe kundër Assad-it

Aktivistët thanë se forcat siriane vranë të paktën 32 persona sot, ndërsa vëzhguesit e Lidhjes Arabe vizituan qendra të tjera për të parë mbajtjen e premtimit të qeverisë për të ndalur dhunën ndaj disidentëve.

Këshilli opozitar i Koordinimit Lokal të Sirisë tha se shumica e vdekjeve ndodhën pasi forcat hapën zjarr mbi protestuesit anti-qeveritar në disa rajone.

Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se qindra mijëra njerëz u mblodhën më mbarë Sirinë duke përsëritur thirrjet për largimin e presidentit Bashar al-Assad.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana transmetoi fotografi të mbështetësve të zotit Assad duke valvitur flamuj në mitingje pro tij në Damask dhe Homs.

Sot, Rusia aleate e Sirisë tha se është e kënaqur me rezultatet paraprake të misionit të vëzhguesve. Ministria e jashtme tha se situata në qytetin e trazuar të Homsit duket e sigurtë bazuar në raportimin e vëzhguesve.

XS
SM
MD
LG