Lidhje

Artisti Eric Bib hedh në treg albumin “Deeper in the well”

  • Dag Levin

Artisti Eirc Bibb ka hedhur në treg albumin me titull “Deeper in the well” i cili është një përmbledhje me këngët e viteve 60 në muzikën country bluz. Në këtë album ai ka interpretuar disa prej këngëve të emrave më legjandarë të kësaj muzike në Shtetet e Bashkuara.

Këshillën më të mirë për të interpretuar në kitarrë, Eric Bibb e ka marrë nga Bob Dylan i cili i pat thënë atij që të luante thjesht e të harronte zbukurimet kur interpretonte. Ericu ishte 11 vjeç kur Dilan i dha këtë këshillë dhe që prej atëherë ai nuk e ka harruar atë. Ai e nderon Dilanin me një version të ri të pjesës “ The Times thay are a changing”.

Eriku udhëtoi në zemër të zonës Kajun pranë Lafayett-it pranë Louisianës për të regjistruar albumin me tinguj folk dhe bluzit creol.

I lindur e rritur në New York, Eric e trashëgoi nga i ati pasionin për muzikën . Babai i tij ishte aktori dhe këngëtari i muzikës folk Leon Bibb. Xhaxhai i tij ishte pianisti John Lewis i kuartetit të Jazzit modern, ndërsa miq të familjes së tij ishin yjet e muzikës folk Pete dhe Odeta Seeger.

Ndikimi i hershëm i Erikut ishte muzika klasike dhe muzka jazz, por mbasi u zhvendos në Europë, ai vendosi që të përqëndrohej tek muzika bluz. Ai thotë:’ Mendoj se bluzi është gjuhë e cila është perfekte për të shprehur gjithka që të ka ndodhur në jetë”.

Taj Mahal është një prej heronjve të muzikës për Ericun, i cili kompozoi “Every wind in the river”.

XS
SM
MD
LG