Lidhje

Artisti Heston Francis hedh në treg albumin “Warm human, Cold world”

  • Dag Levin

Këngëtari dhe kitarristi Heston Francis, i njohur thjesht si Heston, sjell tingujt e Karaibeve në albumin e tij të fundit me titull “Warm human, cold world”. Ky album mbështet në përvojat pesonale të vetë autorit.

Kontakti i parë i Hestonit me botën e muzikës ishte përmes një radioje që trasmetonte në gjuhën e tij. Ai thotë se ai kishte një vlerësim shumë të madh për këngët dhe të shkruarin e këngëve mbasi për vite me rradhë dëgjoi në ishullin e Republikës Domenikane radion e vetme që transmetonte atje.

“ Atje ishte stacioni DBS i cili ishte stacioni i vetëm radiofonik. Tani ka edhe disa të tjerë. Ne nuk kishim shumë mundësi zgjedhjeje për të dëgjuar një stacion që kishte vetëm muzikë jazz apo rrok. Në këtë stacion transmetoheshin që nga Barbara Streisend deri tek Barry Gib, Bee Gees dhe Paul McCartney.“

“Unë jam shumë i hapur përballë muzikës. Psh një influencë të madhe tek unë ka edhe një i ri si John Mayer. Mendoj se ai është shumë pasionant me muzikën e tij. Ka shumë hapësirë në muzikën e tij dhe unë e vlerësoj këtë.”

Heston erdhi në Shtetet Bashkuara kur ishte 10 vjeç dhe u sistemua në Atlanta të Xhorxhias. Ai ishte tek të njëzeta kur nisi të interpretojë si solist dhe si një muzikant i vetmësuar, i cili thotë se të shkruajë këngë është diçka që i vjen natyrshëm.

“Gjithçka që kam shkruar vjen nga përvojat e jetës osse diçka që e kam kaluar apo kam qenë pranë saj. Jam me fat që kam mundësin t’i hedh në letër këto përvoja. Ato janë historitë e mia”.

Tema kryesore që përshkon albumin “ Warm human, cold world” është që dashuria pushton gjithçka.

“ Ky album bazohet tek një marrdhënie që kam përjetuar, e cila ishte e mrekullueshme shpesh herë por edhe e vështirë. Por kjo marrëdhënie më mësoi se është më e vlefshme të njohësh jetën me dikë tjetër se sa vetëm. Mendoj se kjo botë është e ftohtë, një xhungël e vërtetë. Mendoj se ësthë më e lehtë që t’a njohësh këtë botë me dikë që të do”.

Në janar, Heston dhe grupi i tij dhanë shfaqe në teatrin Apollo të Nju Jorkut. Ai ishte edhe në Uashington ku dha dy koncerte në Blues Alley.

XS
SM
MD
LG